Siri/Fds: Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet të bëjnë diçka, kurdët: Nuk mund tju mbrojmë më nga Shteti Islamik

Siri/Fds: Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet të bëjnë diçka, kurdët: Nuk mund tju mbrojmë më nga Shteti Islamik

Xhihadistët sulmojnë burgjet në Siri. Arratisen luftëtarë të huaj dhe militantë të ISIS. Kurdët: Ne nuk mund tju mbrojmë më nga Shteti Islamik

Sulmet turke ringjallin ISIS dhe kurdët ‘gardianë’, nuk ndjehen më përgjegjës për mbikëqyrjen e xhihadistëve të burgosur.

Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet të bëjnë diçka, përndryshe ‘bomba’ ISIS do të shpërthejë në dorën e tyre.

Është ky paralajmërimi i Forcave Demokratike Siriane, pasi artileria turke nga goditur disa nga burgjet ku mbaheshin xhihadistë dhe luftëtarë të Shtetit Islamik, të cilët tani më kanë nisur rikrijimin e një ushtrie të aftë për të marrë kontrollin e territorit.

Kurdët sirianë, të cilët ndihen të tradhëtuar dhe iu duhet tani më të luftojnë në dy fronte, një kundër ISIS dhe tjetri me Turqinë, shprehen se SHBA i shiti dhe i la të vetëm mes masakrës dhe po mendojnë tani ti kërkojnë rusisë ti marrë në mbrojtje.

Në keto kushte, thonë ata, është e pamundur të monitorohen 20 burgjet ku mbahen 1500 xhihadistët më të rrezikshëm, nga gjithsej 12 mijë.

Ndërkohë sulmet turke vazhdojnë. Ministria e Mbrojtjes së Ankarasë pretendon se ka neutralizura 490 terroristë. 

“Për momentin, ne kemi vrarë 490 terroristë. Operacioni ushtarak ka për qëllim shkatërrimin e pozicioneve të terroristëve, jo kundër kurdëve që janë vëllezërit tanë. Ne duam të konsolidojmë integritetin territorial të Sirisë”, - tha presidenti turk.

OKB ka raportuar se mijëra njerëz kanë marrë arratinë nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i operacioneve ushtarake turke në veri-lindje të Sirisë. Mes të shpërngulurve ka edhe xhihadistë të arratisur nga një burg midis Raqqa-s dhe kufirit turk. Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë paralajmëruar se në ditët e ardhshme rreth 400,000 njerëz mund të kenë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje dhe se spitalet publike dhe private në zonat e luftës janë mbyllur kurse burimet e furnizimit me ujë kanë shteruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja