Ashtu siç është bërë e ditur anëtarët e komisionin të Vettingut do të përzgjidhen në mënyrë të fshehtë nëpërmjet një sistemi elektronik.

E për këtë arsye Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se tenderi për blerjen e këtij sistemi do të hapet në datën 27 janar. 

Elektronika do të përdoret nga komisioni ad hock për të zgjedhur anëtarët e komisionit të Vetingut.

Në këtë formë do të bëhet edhe përzgjedhja e anëtarëve të dy institucioneve të reja që do të krijohen Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)