Detyrimi ligjor për vendosjen e sistemeve të sigurisë mund t’i ngarkojë bizneset me një taksë shtesë me kosto të larta financiare që në total mund të shkojnë 30 milionë euro.
Përmes një deklarate për shtyp Konfindustria i ka bërë thirrje Kuvendit që ta miratojë ligjin për sistemet e sigurisë duke pasur parasysh kostot që do të lindin për bizneset e qytetarët, por edhe rrezikun që tregtimi I tyre të kthehet në monopol.
Sipas shoqatës, është e papranueshme, qe akte ligjore të cilat parashikojnë investime të detyrueshme edhe për sektorin privat/bizneset dhe qytetarë, të mos shoqërohen në procesin vendimmarrës me fatura financiare.
Mungesa e faturave financiare të investimit në ligj rrezikon që ti vendosi bizneset dhe qytetarët para gjendjes së “faktit të kryer” të një takse të re shtesë.
Konfindustria vlerëson, se duhet të shmangen edhe të gjitha hapësirat subjektive ligjore, që mund të krijojnë tregje të mbyllura monopol në shitjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e sistemeve të sigurisë, që rrisin kostot dhe ulin efektivitetin e investimit, duke goditur edhe vetë qëllimin e mirë të ligjit në fjalë.
Shembujt negativë të mëparshëm, sikurse rasti i kasave fiskale për biznesin, është e papranueshme të përsëriten.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com