Sistemi i Drejtorisë së Transportit do të ndryshojë, të tjera shërbime online për qytetarët

Sistemi i Drejtorisë së Transportit do të ndryshojë, të tjera shërbime online për qytetarët

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor pritet që të shtojë një seri shërbimesh të tjera online që do të lehtësojnë pjesën e burokracive për qytetarët por që do të ndihmojnë edhe administratën në kryerjen e proceseve më të shpejta të punës. Në funksion të kësaj është nisur procedua e për përmirësimin e sistemit qendror “edpshtrr”, pajisjet harduer dhe aplikimit “edpshtrr”. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi hapjen e procedurës së prokurimit që synon pikërisht këtë projekt. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën e prokurimit nënvizohet se sistemit pritet që t’i shtohen module të reja.

“Për shkak të nevojave për përmirësimin e këtyre shërbimeve si dhe për informatizimin e një pjesë të shërbimeve që aktualisht nuk janë elektronike, ka lindur nevoja për kryerjen e zhvillimeve të reja në këtë sistem. Përveç përmirësimeve të sistemit dhe zhvillimeve të reja të nevojshme është dhe përmirësimi i infrastrukturës. Infrastruktura aktuale është e amortizuar nga koha. Infrastruktura e rrjetit ka hasur më shumë probleme gjatë viteve të fundit me rritjen e shërbimeve dhe shtimin e ndërveprimit dhe integrimin me Govnet dhe struktura të tjera të brendshme qofshin këto pranë drejtorisë qëndrore apo në drejtoritë rajonale” thuhet në dokumente.

Aktualisht nga DPSHTRR ofrohen një sërë shërbimesh online nga sistemi duke nisur nga regjistrimi i një çiklomotori, regjistrim mjeti, motomjeti, ç’regjistrim i përheshëm/ përkohshëm i mjetit rrugor, pajisje me çertifikatë pronësie e mjetit rrugor, ndryshim konstruktiv i mjetit rrugor, kontrolli fizik i mjeti rrugor, pagesa e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdoruara (TVMP), Taksës Vjetore të Mjeteve Luksoze (TVML) dhe Taksës së regjistrimit fillestar të Mjeteve Luksoze (TRML). Po kështu  ndërrim leje qarkullimi mjeti rrugor (humbje, vjedhje apo dëmtimi), ndërrim pronësie i mjetit rrugor, ndërrim targë të mjetit rrugor në rast humbje, vjedhje apo dëmtimi, ndërrim gjeneralitetesh, ndërrim vendbanimi, regjistrimi dhe pagesa e masës administrative për mjetet me ndryshim të karakteristikave konstruktive dhe funksionale pa miratim paraprak./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!