“Sistemi i monitorimit të biznesit, aferë“, Ahmetaj i përgjigjet Tabakut: Zonjë, s’ka koncesion! Është e kotë t’ju përgjigjesh

“Sistemi i monitorimit të biznesit, aferë“, Ahmetaj i përgjigjet Tabakut: Zonjë, s’ka koncesion! Është e kotë t’ju përgjigjesh

Deputetja e PD, Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje akuzave të Partisë Demokratike dhe deputetes Jorida Tabaku, lidhur me sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të biznesit. Deputetja Tabaku tha dje se ka një koncesion për të bërë këtë monitorim, që sipas PD është korruptiv. Sipas selisë blu, monopoli i kontrollit të faturimit mbi biznesin, rrit kostot nga 600-1000 euro për çdo biznes.

Ndërkohë që sot, në një status në Facebook, Ahmetaj thotë se është e kotë t’iu përgjigjesh akuzave të PD, pasi nuk ka një koncesion për të bërë këtë monitorim.

Dje një duet i dobët përçartjeje publike, sot një solo për të ardhur keq. Eshtë e kotë t'iu përgjigjesh për çdo budallallëk!

Nuk ka koncesion zonjë! Por si duket ju dhe partia juaj ia keni koncesionuar mendjen paditurisë.

Ne mbetemi të vendosur të cojmë përpara reformat, të vazhdojmë uljen e lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për biznesin e qytetarët dhe të fokusojmë TË GJITHË VËMENDJEN TEK NJERËZIT e tek puna në shërbim të tyre.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë