Të gjithë të dënuarit në burgje, por dhe personat e paraburgosur, do të përfshihet në një sistem elektronik të quajtur “rrjeti web-VPN”, që po ndërtohet nga Ministria e Drejtësisë, por do i shërbejë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Momentalisht sistemi i burgjeve ka një sistem elektronik të quajtur “PIP”, i cili ka të rregjistruara kartelat e të dënuarve dhe personelit të burgjeve. Por ky sistem sipas zyrtarëve të ministrisë dhe drejtorisë së Burgjeve është një “Desktop application” që jep probleme dhe informacione të pasakta. Për të zhvendosur këtë  server, që për ministrinë e Drejtësisë është problematik, ministria ka mbyllyr procedurat tenderuese në fund të muajit korrik 2016, duke shpallur fitues kompaninë “Infosoft System”. Tenderi ka një vlerë prej 886 milion lekë të vjetra, para këto që do shërbejnë për ngritjen e sistemin elektronik në 24 burgje të Shqipërisë.Nëpërmjet këtij sistemi do ndërtohen 14 dosje dhe rregjistra elektronikë, ku do jenë të përfshirë të gjithë të dënuarit në Shqipëri dhe personat e paraburgosur.”Shqiptarja.com” mëson se periudha e zbatimit të kontratës do jetë 7 muaj nisur nga data e lidhjes së kontratës. Elemente të rëndësishëm që do të monitorohen dhe testohen në mënyrë të vazhdueshme janë  funksionimi dhe performanca.

Në pesë faza dhe vërtetimin në fund
Mësohet se projekti do të implementohet në 5 faza. “Shqiptarja.com” mëson se në fazën e parë do të kryhet analiza e sistemit ekzistues dhe modelimi i sistemit të kërkuar. Në fazën e dytë do të bëhet ndërtimi i sistemit të kërkuar. Në fazën e tretë do të bëhet testim i sistemit. Në fazën e katërt do të bëhet dorëzimi i tij. Dhe në fazën e pestë do të kryhet suporti i kërkuar. Në këto pesë faza, ministria e Drejtësisë kërkon të përfshihen të gjitha programet kyçe, pasi në të kundër ministria parashikon dhe risqe që sipas saj në mospërfshirjen e të gjithë aktorëve do të sjellë mangësi në funksionalitete dhe në saktësinë e të dhënave. Programi ka për qëllim njohjen e gjendjes së të denuarit dhe të çdo informacioni tjetër në mënyrë të plotë dhe në kohë reale në gjithë vendin. Gjithashtu ka për qëllim menaxhimin e burimeve njerëzore si dhe informatizimin e aktivitetit financiar të sistemit penitenciar. Nëpërmjet të dhënave të informatizuara, programit do ofrojë gjithashtu shërbimin e vërtetimit për periudhen e vuajtjes së dënimit për shtetasit e interesuar. Gjithashtu kërkohet informatizimi i aktivitetit financiar të sistemit penitenciar, nëpërmjet moduleve që do të ndërtohen për këtë qëllim.Programi si bazë do të ketë rregjistrimin e të dhënave të të dënuarve në vend, forma të kërkimit dhe të raportimit, module të tjera si ato të policise, edukimit, mjeku, psikologu etj. Të gjitha I.E.V.P do të punojnë me të dhënat për të dënuarit që kanë nën kontroll dhe ky informatizim do të kontrollohet dhe do të monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila në kohë reale do të aksesojë të gjitha të dhënat.Sistemi duhet të jetë i plotë dhe me disa nivele sigurie për hyrjen,operacionet, administrimin e të dhënave etj., si dhe  kontroll të plotë mbi historikun e cdo veprimi të kryer në sistem.
 
Serverat aktualë me probleme, japin informacion të pasaktë
Drejtoria e Burgjeve disponon aktualisht programin “PIP” të kartelave. Problemi me këtë program, i cili është një “Desktop application” qëndron në faktin se prodhon një informacion i cili azhornohet periodikisht dhe si rezultat ky informacion është i pasaktë në një moment të caktuar duke qenë se ka hyrje të reja dhe azhornime të dhënash çdo ditë.Problem tjetër është dhe mënyra sesi është ideuar dhe ndërtuar ky aplikacion i cili e bën mirëmbajtjen e tij shumë komplekse ku çdo institucion ka server lokal dhe si rrjedhim dhe bazë të dhënash lokale e cila replikohet manualisht me bazën e të dhënave qëndrore 2 herë në muaj. Një aplikacion ëeb do të bëjë të mundur eliminimin e këtyre problemeve meqenëse Institucionet e Varësisë do të punojnë me të dhënat për të dënuarit që kanë nën kontroll dhe ky informatizim do të kontrollohet dhe do të monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila në kohë reale do të aksesojë të gjitha të dhënat.
Rregjistra dhe dosje në 24 Burgje
a) Regjistri themeltar i të dënuarve
b) Regjistri themeltar i të paraburgosurve
c) Dosja personale e të burgosurit
ç) Dosja psiko-sociale
d) Dosja shëndetësore
dh) Regjistri i kërkesë-ankesave
e) Regjistri i masave disiplinore
ë) Regjistri i lirimeve para kohe me kushte
f) Regjistri i lejeve të të burgosurve
g) Regjistri i ngjarjeve të rënda
gj) Regjistri i uljeve të dënimit
h)Regjistri i vizitave mjekësore
i) Regjistri i aktivitetit 24 orësh
j) Regjistri i punësimit.

dosjet elektronike
  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com