TIRANË - Mbi faturimi i faturave të ujit në abonentët familjarë dhe në biznese,ka vënë në lëvizje dhe prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur verifikimet për këtë çështje. Vendimi për nisjen e hetimeve, është marrë pas deklaratave të drejtorit tashmë të shkarkuar Neritan Gjojdeshi, i cili ka pohuar se persona të jashtëm mund të kenë ndërhyrë në softweret kompjuterike, që bëjnë leximin e konsumit të ujit tek abonentët familjarë dhe bizneset e Tiranës.Në deklaratën e tij, ish-drejtori hoqi përgjegjësinë nga vetja duke e quajtur rastin si sabotim, me qëllim prishjen e imazhit të ndërmarjes që po reformohej.