Sistemi parauniversitar, gjuhëtarët: Shteti e ka braktisur gjuhën shqipe

Specialistë të gjuhës dhe letërsisë shqipe janë bërë bashkë në një konferencë shkencore në Akademinë e Shkencave. Aktiviteti i organizuar nga Instituti i Gjuhësisë edhe Letërsisë Shqipe kishte në qendër problematikat kryesore në gjuhën edhe letërsinë shqipe në sistemin parauniversitar. Gjuhëtari Rami Memushaj, teksa shprehet se çdo nxënës duhet të ketë një fjalorë që të gjuhës shqipe, shton edhe se vëmendja e shtetit ndaj gjuhës shqipe, nuk është në nivelin e duhur.

 “Shteti e ka braktis gjuhën shqipe. Kemi vetëm disa përpjekje apo deklarime voluntariste, si për shembull ajo që kryeministri ka thënë, që të bëhet gjuha shqipe në universitet apo do të vëmë redaktor në institucione. Por ne nuk kemi një ligj, siç e ka Maqedonia e Veriut, që parashikon saksione të ashpra për shkelësit e normës dhe në krahasim me periudhën para viteve ’90, cilësia ka rënë shumë. Në dhjetë studentë atëherë një të paktën do të merrte notën dhjetë, ndërsa me futjen e maturës shtetërore një në 100 merr dhjetë”, shpjegon profesor Rami Memushaj.

Ndërsa, drejtuesi i Institutit të Gjuhësisë edhe Letërsisë, Valter Memisha, rendit faktorët kryesorë, se përse prestigji i gjuhës edhe letërsisë shqipe kanë rënë.

“Konferenca është një kurorëzim i një ndihmëse para disa vitesh, që ngrihet, si një ndër shqetësimet e Institutit tonë të Gjuhësisë, mbarëshqiptare, por edhe thjesht si prindër. Është një fakt shumë konkret, që kultura gjuhësore e shqiptare nuk është ajo që kërkohet kur ne synojmë që të hyjmë në Europë apo kur duam ta radhisim me vendet e tjera të BE-së. Prestigji i gjuhës shqipe ka rënë shumë ndjeshëm, cila është arsyeja. Janë faktorë që lidhen me hallkat e sistemit arsimor, që lidhen me shoqërinë shqiptare në zhvillim, me hapjen e Shqipërisë, ku brezi i ri punon më shumë për t’u larguar nga vendi, sesa të investojë tek vetja. Fakti që në bisedat e përditshme ne shikojmë një kulturë gjuhësore të rrënuar,  si në parlament, fushata elektorale, ku vëmë re, se përsëri kultura e komunikimit gjuhësor është shumë e ultë. Vë re një shqetësim të jashtëzakonshëm, se komunikimi midis personaliteteve të politikës shqiptare është zero”, shpjegon ndër të tjera profesor Valter Memisha.

Sipas përgjegjëses së departamentit të Letërsisë në FHF, Lili Sula, edhe kultura e leximit luan një rol shumë të rëndësishëm tek brezat që rriten.

“Jam e bindur që shkolla edhe arsimi parauniversitar është institucioni më i rëndësishëm që formon kulturën e leximit, të rinjtë e ardhshëm me njohuri në gjuhë edhe në letërsi. Kultura e leximit tek nxënësit del jashtë teksteve mësimore, por sigurisht që është edhe brenda sistemit”, vijon më tej Lili Sula.

Përpos rëndësisë, gjatë konferencës shkencore për gjuhën edhe letërsinë shqipe në sistemin parauniversitar ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nuk ishte e pranishme.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 13/07/2019 00:48

    Citim prof. Rami Memushaj:deklarime, voluntariste, sanksione, matures. Citim prof. Valter Memisha:prestigji, investoje, parlament, elektorale, komunikimit, personaliteteve. Citim Lili Sula: institucioni. Te gjitha keto fjale nuk kan burimin ne gjuhen shqipe. Mos ti harrojm: maxhorance, ato (e drejte ata) deputet, abuzim, divorcim, papafingo,... blu, jeshile, braun,...dhome materniteti, krevat dopio,...e shume e shume te te tjera! Gjuha shqipe flitet sot me flale te huaje te shqiptarizuara! GEZUAR identiteti dhe kultura shqipetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja