Studimi ‘Letërsia nga burgu’ i autorit Bajram Kosumi bëri bashkë në Muzeun Historik Kombëtar autorë nga Kosova dhe Shqipëria. Studiuesit dhe shkrimtarët e cilësojnë të rëndësishme që historianët e letërsisë shqipe t’i japin rëndësinë e duhur dhe të konfirmojnë vlerat letrare të këtyre botimeve.
“Unë kam shkruar në burg, ‘Fjalorin e barbarëve’. Letërsia e shkruar në burgje ëshët e afërm në tematikën që trajton, qoftë poezia e Visar Zhitit apo ajo e Merexhan Avdyli, njëri në burgun e Spaccit, tjetri në burgjet e Serbisë. Por dallojnë shumë nga poezisë së krijuar nga e Ali Podrimës në Prishtinë apo Dritëro Agollit në Tiranë. Prandaj unë insistoj, që në kuadër të leëtrsisë shqiptare apo të shek XX një nënkapitull t’i kushtohet letërsisë nga burgu, që të njihet si shfaqje letrare më vete”, shprehet studiuesi Bajram Kosumi.
Gjoka e cilëson të rëndësishëm këtë botim jo vetëm për vlerat, por edhe sepse lexuesi mund të njihet me shkrimtarët disidentë në Kosovë pas vitit 1981 edhe në Shqipëri pas vitit 1945.
“Ka të gjitha përvojat se si është mundësuar të shkruhet kjo letërsi, kryesisht lirika edhe epistolari. Është përfshirë Adem Demacci, Kasëm Trebeshina, Visar Zhiti, janë përfshirë autorë që janë dënuar pas 81 në Kosovë edhe mbas 45 në Shqipëri. Ne duhet të shkojmë tek momenti që ta pranojmë si letërsi këtë, për të krijuar mozaikun e letrave shqipe”, thotë studiuesi Behar Gjoka.
Apeli i studiuesve është që veprat e Adem Demaccit, Kasëm Trebeshinës, Visar Zhitit, Merexhan Avdyli, Ismail Syla, por dhe vepra të tjera, duhet të përfshihen në botimet shkollore.
“Edhe në Shqipëri institucionet arsimore kanë për detyrë të përcjellin dije kanonike. Është misioni i tyre të angazhohen në hapjen e kurrikulave arsimore ndaj këtij fenomeni, Në këtë kuptim libri është përmendore e fjalës së lirë, që kanë ngritur këta krijues në burgjet e Serbisë dhe Shqipërisë”, shprehet studiuesja Lili Sula.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muzeu Historik për 4 vjet i mbyllur! Ministria kërkon një drejtor për të! Rikonstruksioni merr një vit më shumë kohë se ndërtimi në vitin 1981! Ja si do të financohet projekti
9 Mars, 20:48
-
‘Nisi në terrin e burgut’, ish-kryeministri i Kosovës dhe libri i tij i jetës! Kosumi: Për mua politika ishte ideal, sot mbizotëron diskursi i kundërshtimit!
30 Nëntor 2023, 16:35
-
46 portrete të aktorëve shqiptarë të pikturuar në gurë! Artisti Myftar Cubi: Janë pjesë e familjeve tona, pasuri kombëtare! Nuk munda t’u vendos çmim!
25 Shtator 2023, 14:44
-
Debati për Mozaikun e Muzeut, ministrja Margariti në Report Tv: Asgjë s’u ndryshua, restaurimi në dakordësi të plotë me autorët
23 Maj 2023, 14:59
-
Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover viziton muzeun 'Gjergj Kastriot Skënderbeu' në Krujë
1 Maj 2023, 21:45
-
Historia e partizanit që luajti Birçe Hasko te ‘Radiostacioni’ në libër, autorët e i biri: Skenari i Kadaresë shkaktoi konflikte me punonjësit
19 Prill 2023, 16:24
-
Në Muze prej 2019-ës, lihet në oborr! Studiuesit të shqetësuar për Gurin e Xhuxhës: Artefakt prehistorik, ka shkrimin më të vjetër në botë, të vendoset brenda
8 Prill 2023, 16:50
-
Dokumentari/ Diktatura i ndau për së gjalli, historia e rrallë e Klaudas, tha "Mama" për herë të parë 34-vjeçe: Nuk deshi fati ta gëzoja gjatë!
26 Shkurt 2023, 16:53
-
Protesta e pedagogëve, reagon PD: I mbështesim, zotohemi që studentët të paguajnë vetëm 5 euro për Bachelorin dhe Masterin
23 Shkurt 2023, 14:56
-
Rithemelimi i Berishës: Qeveria nis fushatë ‘kush dëshiron, bëhet mësues’! Po diskriminon studentët e diplomuar për mësuesi
19 Shkurt 2023, 11:24
-
Dashuria dikur dhe sot, si ka ndryshuar me kalimin e viteve, debati në ‘Esencë’ në Report Tv! Teknologjia dhe brezi i ri, si ndërtohen marrëdhëniet
17 Shkurt 2023, 20:43
-
Canova-Jodice, në Muze dialogu i skulpturës në mermer me fotografinë bardhë e zi, si 'Bukuri e Përjetshme'
10 Shkurt 2023, 15:46