Sistemi TIMS rikthehet në pikat kufitare, Rama: Nuk pati asnjë rrjedhje serioze të dhënash

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sistemi TIMS është rikthyer në pikat kufitare që prej mëngjesit të sotëm duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë rrjedhje serioze të dhënash. 

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!

Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm!”, shkroi Rama.


Lajmi kryesor:

Sulmi kibernetik i Iranit, rikthehet sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare, Rama: S'pati asnjë rrjedhje serioze të dhënash! Shqipëria ka rezistuar më së miri


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg