TIRANE- Ditën e sotme ishte parashikuar mbledhja e tryezës për Reformën Zgjedhore për të diskutuar për Reformën Zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.

Por Partia Demokratike ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e këtyre pikave.

Kjo ka bërë që mbledhja të shtyhet për ditën e hënë, ku pritet që opozita jashtëparlamentare të sjellë dhe propozimet e saj për administratën zgjedhore.

PS-ja dhe PD-ja kanë rënë dakord në parim për mënyrën e financimit të partive politike në zgjedhje.  PD hoqi dorë nga financimi 100% nga shteti i partive duke propozuar sistemin miks, por kërkon një reduktim drastik të financimit privat dhe rritje e atij publik. 

15 marsi është vendosur si afat nga palët për një marrëveshje politike për reformën zgjedhore.