Sistemimi i sheshit 'Elbasan Arena'
KM: 68 mln lekë për shpronësimet

Sistemimi i sheshit 'Elbasan Arena'<br />KM: 68 mln lekë për shpronësimet
Të gjithë pronarët të cilët preken nga hapja dhe sistemimi i sheshit para stadiumit “Elbasan Arena” do të shpronësohen. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku është përcaktuar fondi prej rreth 68 milionë lekësh që do të shkojnë për shpronësimet e pronarëve.

Në bazë të vendimit, për sipërfaqen “truall” prej 1200.26  m², në vlerën janë përcaktuar 11 354 459.60  lekë që do të shkojnë për shpronësim. Ndërsa për sipërfaqen “njësi” prej 892.65 m2, është përcaktuar vlera 57 433 101 lekë. Sipas vendimit të qeverisë, vlera e shpronësimeve do të përballohet nga buxheti i Bashkisë së Elbasanit.  

Më poshtë vendimi i plotë i marrë nga Këshilli i Ministrave:

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA HAPJA DHE SISTEMIMI I SHESHIT PARA STADIUMIT “RUZHDI BIZHUTA”, TË BASHKISË SË ELBASANIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga hapja dhe sistemimi i sheshit para stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, të bashkisë së Elbasanit, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 

Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Elbasanit. 

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, sipas vlerave të mëposhtme: 

Për sipërfaqen “truall” prej 1200.26 (një mijë e dyqind pikë njëzet e gjashtë) m², në vlerën 11 354 459.60 (njëmbëdhjetë milionë e treqind e pesëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e nëntë pikë gjashtëdhjetë) lekë.

Për sipërfaqen “njësi” prej 892.65 (tetëqind e nëntëdhjetë e dy pikë gjashtëdhjetë e pesë) m2, në vlerën 57 433 101 (pesëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e një) lekë. 

Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 68 787 560.60 (gjashtëdhjetë e tetë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë pikë gjashtëdhjetë) lekësh të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Elbasanit, planifikuar në buxhetin e saj.  

Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Elbasanit. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 
Afati i përfundimit të punimeve të objekteve në bashkinë e Elbasanit të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki. 

Regjistrimi i ri i sipërfaqeve “truall” prej 1200.26 (një mijë e dyqind pikë njëzet e gjashtë) m², dhe “njësi” prej 892.65 ((tetëqind e nëntëdhjetë e dy pikë gjashtëdhjetë e pesë) m2, për hapjen dhe sistemimin e sheshit para stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” të bëhet në favor të bashkisë së Elbasanit. 

Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe bashkia e Elbasanit për zbatimin e këtij vendimi.     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse