TIRANË - Lamtumirë rrjetave të merimangave në Tiranë. Faza e dytë e aksionit për stabilizimin dhe disiplinimin e rrjeteve ajrore të kabllorëve apo linjave të internetit do të nisë të japë frytet e saj të para prej shtatorit.
 
Vasil Mitezi drejtor i Monitorimit të Frekuencave, Cilësisë dhe Inspektimit pranë AKEP në një intervistë për A1 Report sqaron detajet e planit të veprimit.
 
“Plani i veprimit parashikon ndërhyrjen duke filluar nga qyteti i Tiranës pjesën e unazës së vogel ku janë evidentuar tashmë pjesa më e madhe e zonave dhe rrugëve problematike. Ndërkohë do proçedohet me afate kohore dhjetë ditore për zonat jashtë unazës siç janë Kombinati, Fresku, Kinostudio e të tjera.” - tha Mitezi  

Por një nga problematikat e zbatimit të këtij projekti që është financimi, Mitezi përgjigjet:
 
Shtrimi i fibrës apotike për disiplinimin e rrjeteve dhe aty ku duhet ndërtimi i rrjeteve të reja mbulohet vetëm nga operatorët dhe sipërmarrësit e komunikimeve elektronike. Klientët jo vetëm që nuk duhet të paguajnë, por do të marrin dhe një cilësi shërbimi shumë herë më të mirë me fibrën optike apo me menyrat e tjera alternative të transmetimit.”, - tha më tej ai

mitezi telat

Projekti synon që përveç çlirimit nga kabujt në shtyllat elektrike, ato të ndriçimit apo edhe nga pemët të zbatohet edhe në Shqipëri projekti smart city njësoj si në vendet perëndimore.
 
“Praktikat më të mira në vendet evropaine sot tregojnë që përdorimi i teknologjisë wireless është shumë efektiv dhe shumë frytdhënës. Do të përmendja këtu projektet e famshme Smart City të cilën ne do ta rekomandonim dhe për zonat ku ka dendësi të lartë popullësie ku nuk ka mundësi dhe infrastrukturë per instalimin e kabllove ajrore.” – tha më tej Mitezi

Plani i veprimit do të nisë fillimisht me Tiranën ku për çdo zonë të konstatuar si problematike është caktuar një afat 10 ditor e më pas do të vijohet me zonat rurale të çdo bashkie ku sipas Mitezit brenda datës 30 dhjetor pritet që të jetë mbyllur edhe kjo fazë punimesh.
 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)