Situata e COVID/ Nis sot aplikimi i kufizime të reja në Itali, rajonet ndahen në zona sipas rrezikut

Situata e COVID/ Nis sot aplikimi i kufizime të reja në Itali, rajonet ndahen në zona sipas rrezikut

Nga sot ka nisur aplikimi i kufizimeve të reja anti-COVID në Itali.

Ministri i shëndetësisë Roberto Speranza nënshkroi të shtunën katër urdhëresat e reja që ndajnë vendin në tre rajone, për nga rreziku që mbartin për shkak të shifrave të COVID.

Një nga urdhrat vendos Lombardinë në zonën e kuqe. Masat do të jenë efektive nga sot deri më 31 janar.

Rajonet e tjera në zonën “e kuqe” janë; Lombardia (deri ne 31 janar), Siçilia dhe Bolzano, ndërkohë që 9 të tjera në atë “portokalli”: Abruzzo, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Liguria, Marche, Piemonte, Pulia, Umbria dhe Valle d’Aosta.

Ndërkohë që zonat e tjera të Italisë përfshihen në zonën ‘e verdhë’. Situata shqetësuese në Itali vjen jo vetëm prej shifrave të larta të COVID por edhe prej varianteve të reja të virusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja