Situata e COVID-19, mjekja Aurora Dollenberg për Report Tv: Nënvariantet e Omicron, jo të rrezikshme! Ja kur pritet të vijë fundi i pandemisë

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg foli për variantet e reja të Covid-19 duke thënë se në muajt e verës mund të përfundojë pandemia dhe të kthehet në endemi.

Në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report TV me gazetarin Andi Kapxhiu, Dollenberg shpjegoi se kemi një seri nënvariantesh të Omicron, por janë me rrezikshmëri të ulët dhe nuk shkaktojnë gjendje të rënda të pacientëve.

“Është e vërtetë që Omicron ka pasqyruar një seri nënvariantesh, të cilat nga ana gjenetike janë të ngjashme me Omicronin klasik. Kemi aspektin gjenetik ku shohim që variantet e reja kanë gjetur një mënyrë më të lehtë për të infektuar ADN njerëzore, jo vetëm tek ata që janë të pavaksinuar, por edhe tek të vaksinuarit me të paktën 2 doza kemi rrezik për tu infektuar.

Ky është aspekti virologjik, ndërsa aspekti klinik ka rrezikshmëri të ulët sepse nënvariantet nuk shkaktojnë gjendje të rënda të pacientëve. Rreziku i këtyre nënvarianteve qëndron tek ata që janë të pavaksinuar dhe kanë sëmundje shoqëruese”, tha Dollenberg.

Skenari pozitiv pritet të vijë në muajt në vijim duke bërë të vijë fundi i pandemisë, por nuk do të përfundojnë shpërthimet e vatrave të reja, megjithëse do të kontrollohen më lehtë.

“Ne presim që në muajt drejt verës një skenar pozitiv. Ky skenar optimist nënkupton që nënvariantet e reja të jenë më infektues, por nuk rrezikojnë jetën e pacientëve. Kemi një probabilitet që në verën e këtij viti të kalojmë nga pandemia në endemi.

Pandemia përfundon. Do të jetë vetëm në zona të caktuara, endemia do ta zëvendësojë por ka edhe ajo sfidat e veta, mund të ketë vatra shpërthimi të vazhdueshme të endemisë por janë shumë herë më të kontrollueshme ose më të lehta krahasuar me një endemi”, u shpreh mjekja Aurora Dollenberg.

Për masat aktuale në Gjermani, mjekja Dollenberg tha se është hequr detyrimi i maskës, i distancës sociale dhe detyrimi për të bërë dozën e tretë të vaksinës anti Covid.

Mjekja theksoi se qytetarët gjermanë janë të ndërgjegjësuar dhe vijojnë të mbajnë maskat për të ruajtur veten nga infektimet, ndaj sugjeron që e njëjta gjë të bëhet edhe nga qytetarët në Shqipëri.

“Që prej 1 prillit, nuk është detyrimi i mbajtjes së maskës ose distancës sociale, është hequr detyrimi i vaksinës me dozën 3. Kemi vënë re që pjesa më e madhe e qytetarëve nuk dëshirojnë të heqin maskën dhe përpiqen të ruajnë masat, gjë që do ta sugjeroja edhe në Shqipëri. Pra për të qenë të sigurt, ne po kontribuojmë edhe aty ku nuk kemi asnjë lloj sanksioni.

Për variantet e reja, sidomos këto të fundit, vaksina që kanë marrë para 2-3 muajsh nuk është më e vlefshme, prandaj këshillojmë një dozë përforcuese. Pjesa më e madhe e evropianëve janë në pritje të dozës së katërt”, tha mjekja Dollenberg.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori