Misteri me humbjen e jetës së 3-vjeçarit në Shkodër, mjekja Dollenberg: Edhe një grip bëhet i rrezikshëm për fëmijët që nuk kanë anti-trupa

Një ngjarje e rëndë u shënua në Shkodër, ditën e shtunë 22 shkurt, teksa një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën dyshohet nga helmimi ndërsa e motra e tij 7 vjeçe, është në gjendje të rëndë në pediatrinë e QSUT. Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg foli në Report Tv lidhur me këtë rast.

‘Zemra nuk ka më aftësi pompuese. Vetëm mund të aludojmë. Shpreh ngushëllimet e mia. Theksojmë se ka situata sidomos tek fëmijët e vegjël ku sëmundjet mund të zbulojnë situata ku mushkëria nuk funksionon më’, shprehet Dollenberg për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’.

Dollenberg shprehet se shkak i humbjes së jetës së fëmijës 3 vjeçar mund të jetë edhe një grip i zakonshëm, që prek trupin e të miturit të pambrojtur ndaj këtij infeksioni.

'Nëse flasim për një sëmundje si gjeneze pse shkuan në spital. Ka prekur fëmijët e familjes, pasi të rritur janë imunë. Për adultët nuk është gjë fare. Edhe një grip bëhet i rrezikshëm pasi fëmijët nuk kanë anti trupa, do të thotë janë të pambrojtur ndaj këtij infeksioni. Shumë prej tyre e kalojnë dhe me 3-4 ditë temperaturë. Pse te këto dy fëmijë me të vjella, është simptoma e parë. Mund të jetë dhe salmonelë, prej një veze të prishur. Mund të jetë një arsye bakteriale.'

Shenja që shfaqen janë vjellja dhe diarreja nëse simptomat janë krijuar nga ndonjë ushqim i prishur.

'Shenja e parë vjellja dhe diarreja. Sot po bëjmë me të dhëna hipotetike. Nëse kemi të dhënat e gjakut, do shohim nëse kemi infeksion virusial apo bakterial. Nëse ky virus sulmon stomakun. Fillojnë të vjella masive, fëmija 3 vjeçar humbet elektrolitet kryesore. Nëse nuk marrin lëngjet në kohë. Në bazë të analizave të gjakut përcaktojmë ç’duhet ti japim fëmijës. Ulja e sheqerit në këtë gjendje fëmija kalon në gjendje ekstreme. Duhet dhënë sheqeri sa më intensiv.'

Ndërsa për sa i përket mjekëve në spitalin e Shkodrës, ajo shprehet se ata duhet të bindnin prindërit që fëmija të shtrohej.

'Detyra e mjekut është të bindin prindërit me argumenta, me rrezikun për jetën nëse nuk qëndrojnë në spital. Vetë prindërit duhet të këmbëngulin. Pyetja sa ka këmbëngulur mjeku që ky pacient të shtrohet.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zhirajr mokini: 28/02/2025 13:41

    Mortaliteti ne femije eshte aq i rralle sa nese ndodh pa shkaqe te qarta, meriton nje hetim te thelluar nga ana e mjekve ne cdo rast.

    Përgjigju
  • Mandalena: 27/02/2025 11:24

    Nese mjeku do te kishte insistuar dhe informuar mbi rrezikun qe femija mund te pesoje. Asnje prind nuk do e nxirrte femijen nga ambienti i spitalit. Por e vertet eshte se mjeket shikojne me perpara xhepat se humanitetin.

    Përgjigju
  • Mori: 25/02/2025 17:30

    Opo ça bëhet qysh jan kaq kasapa kta mjekët në Shqipëri Në 2025 mjeku flet pa pik përgjegjsie Janë alkolikë janë mik pas miku janë dashnoret e dikujt janë mbështetës partie Një turpë për kta vrasës me bliza të bardha kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

'Hero kur je me mua, tradhtar e i shitur kur më del përballë'- Rama me të rinjtë e FRPD-së, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e PD-së

'Hero kur je me mua, tradhtar e i shitur kur më del përballë'- Rama me të rinjtë e FRPD-së, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e PD-së