Situata e përmbytjeve në vend, ministrja e Arsimit pezullon zhvillimin e mësimit në disa shkolla në qarkun e Vlorës e të Fierit

Situata e përmbytjeve në vend, ministrja e Arsimit pezullon zhvillimin e mësimit në disa shkolla në qarkun e Vlorës e të Fierit

Përmbytje në Vlorë

Për shkak të përmbytjeve në disa zona në qarkun e Vlorës dhe të Fierit, Ministria e Arsimit ka vendosur që të pezullojë mësimin deri në përmirësimin e situatës në terren. Konkretisht, për të shmangur çdo lloj rreziku, është vendosur që të mos zhvillohet mësim në shkollat:

Gjimnazi "Hajredin Beqari", Selenicë
Shkolla 9-vjeçare "Todi Koceli", Selenicë
Shkolla vartëse e arsimit fillor "Sile Hoxha", Rromës
Shkolla 9-vjeçare "Sabri Pelivani", Karbunarë
Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.

Kështu bëri me dije, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit që të bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, duke shtuar se po ndjek ne kujdes situatën në terren.

‘Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.

Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona. Do t'ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.’- njofton ministrja e Arsimit.

Qarku i Fierit dhe i Vlorës janë prekur më së shumti nga reshjet intensive të shirave në ditët e fundit, ku shumë zona janë përmbytur.  Si pasojë reshjeve të shiut është rritur niveli i lumit të Vjosës, ku për pasojë në Novoselë lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur 7 banesa, ndërkohë që 4 të tjera janë përmbytur në Fitore, të cilat ishin të ndërtuara në shtratin e lumit.

Situatë problematike është paraqitur edhe në Fier, ku në disa zona niveli i ujit ka shkuar në 50 cm deri në 1 m. Në Ferras dhe Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!