Situata e sigurisë, Konjufca: Jemi të përgatitur për çfarëdo lloj sfide

Situata e sigurisë, Konjufca: Jemi të përgatitur për çfarëdo lloj sfide

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur sot edhe njëherë lidhur me deklaratën e tij dhënë ditë më parë që Serbia po trajnon grupe për ndonjë sulm të mundshëm në Kosovë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca, ka thënë se këtë nuk e ka bërë për t’i frikësuar qytetarët e Kosovës, por për t’iu treguar bashkësisë ndërkombëtare për aktivitetet serbe.

Sipas Glauk Konjufcës, Kosova është shumë e sigurtë.

Kryetari Glauk Konjufca, derisa foli për bashkësinë ndërkombëtare, deklaroi se edhe këta të fundit e dinë që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Që ka grupe që kanë synim destabizilim e Kosovës, Konjufca ka thënë se ekzistojnë dhe se të njëjtat janë të strehuara në Serbi, por sa i përket situatës brenda Kosovës gjithçka është në kontroll.
Kryekuvendari Glauk Konjufca ka komentuar edhe deklaratën e ndihmës Sekretarit, James O’Brien, i cili ka thënë se Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër, duke thënë se kjo është ajo që janë munduar ta shpjegojnë gjithmonë.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosvës, Glauk Konjufca ditë më parë deklaroi se Serbia duhet të shihet rrezik jo vetëm në Kosovë por për krejt stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor./ Kosova Press

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq