Situatën e tensionuar në Elbasan, afro një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, kandidati për deputet i ‘Nismës Thurje’, Pano Soko, e lidh me mungesën që kanë partitë politike për t’u përplasur me ide.
Sako tha në një intervistë për Report Tv, se tensionimi i klimës parazgjedhore në vendin tonë është kthyer tashme si një panoramë e përjetshme, pasi palët politike duke mos pasur ide kanë filluar edhe përplasen fizikisht me njëri-tjetrin.
‘Kjo është një panoramë e përjetshme e Shqipërisë këta duke mos pasur ide për tu përplasur fillojnë dhe përplasen vetë se nuk kanë se çfarë të përplasin. Nëse do të kishin ide panorama do të ishte krejt ndryshe. Lufta politike është luftë idesh dhe nuk ka pse të degjenerojë kështu. Politika këtu ka mbetur shterpë nga idetë. Synojnë të mbajnë protagonizmin me sjellje të tilla. Nuk e bëjnë pa qëllim. Këta nuk kanë ide dhe kërkojnë që të kthejnë një luftë partizane, një palë këtej një palë andej. Kjo po bëhet me qëllim, po rikthen atë cirkun e përjetshëm është një cirk që njerëzit të humbasin mendjen. Nëse këtu do kishte substancë nuk kemi pse të merremi me ta. Jep cirk, popullit që ta hajë dhe të kalojë edhe këto palë zgjedhje që të hajë. Është tamam reflektimi i asaj që ndodh në politikën e madhe.
Çfarë kanë këta për t'i dhënë popullit? Ne kemi dëgjuar Elbasanin një herë kur u përplasën ato. Këtu është mungesa e ideve kjo është politika shterpë dhe do të prodhojë të tilla skena. Edhe me veprimet e presidentit jemi në të njëjtin terren. Ne e kemi në zakon që kur vjen fushata elektorale këtu te kemi përplasje fizike, kanë vdekur njerëz. Dita e votimit është dita kur sovrani flet. Këto pamje vetëm një BE nuk na çojnë. Presidenti Meta ka pasur të gjithë mundësitë që ta merrte institucionalisht, ajo që bëri bashkia zyrtare, ishte katastrofike, por Meta duhet ta kapte institucionalisht.’- tha Soko.
Në fletën e votimit, ‘Nisma Thurje’ do të ketë numrin 7, numër të cilin Pano Soko e cilësoi si numër fati. Po ashtu Soko, the se lista e kandidatëve për deputet është një listë me profesionistë nga shumë fusha, të cilët kanë diçka për të thënë.
‘Kemi një alternim moshash në listën tonë të kandidatëve për deputet. por jemi kujdesur që te jemi sa më përfaqësues. Ne jemi kujdesur që të kemi profesionistë, dikë që ka diçka për të thënë. Jemi kujdesur që të marrim njerëz që kanë ide për të bërë dhe për të thënë në tryezën e parlamentit. Jemi shumë optimist, pjesa më e madhe e kanë kuptuar se vazhdimi i të njëjtës melodi do të në mbajë në të njëjtin pellg. Që shqiptarët mos të largohen nga vendi. Më mirë të heqim ato pse të ikim ne. Nuk u bë qameti të ikin këta nga pushteti. Fakti që 2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë është për fajin e tyre.’- tha Soko.