Situata e zjarreve, gjatë 24 orëve
8 vatra në të gjithë vendin

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, 100 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, 88 punonjës të Pyjores, të DMZ, të bashkive, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë.

Situata paraqitet e rëndë në fshatin Kuc të Vorës, ku mëngjesin e sotëm kanë filluar edhe ndërhyrjet nga ajri për shuarjen e Flakëve. Në terren janë gjithashtu edhe forcat zjarrfikëse të mbështetura nga forcat  e armatosur

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Fier, zjarr në fshatin Kreshpan, era pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve
Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Kreshpan të Fierit.

Zjarri ka përfshirë kodrat e këtij fshati, ndërsa nga flakët po digjen ullinj e shkurre.

Sipas shefit operacional te zonës, Zija Hyka, gjendja është alarmante, dhe po punohet në kushte mjaft të vështira.

Sipas tij edhe pse tereni është i vështirë, po bëhen përpjekje maksimale për të shuar zjarrin.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por puna e tyre pengohet nga era, e cila ndihmon edhe në përhapjen e zjarrit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës

Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalojë, të bëj fushatën më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës