Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 234 persona dhe janë raportuar 2 viktima.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulje, pasi dje janë regjistruar 290 raste pozitive me COVID-19.
Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin është 209 në 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Prizren 50 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 3 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Lipjan, Mamushë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (51 vjeç) dhe Prizren 1 rast (59 vjeç).
Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 62.782, ndërkohë që ai i viktimave është 1.528 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.
Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Policia e Kosovës aksion në veri të vendit, gjen armë dhe uniforma ushtarake
20 Nëntor, 21:09
-
Kosovë-Shqipëri përmbyllin edicionin e tretë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Zbuloni aktivitetet që do të organizohen nga data 21 deri më 30 Nëntor
20 Nëntor, 19:06
-
Thirrjet 'Serbi, Serbi', Armando Duka del kundër Kosovës: Gabuan që bojkotuan ndeshjen
20 Nëntor, 12:58