'Situata është në kontroll', Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

 

Kryebashkiaku Benet Beci mbajti një prononcim për gazetarët nga vendi ku ka rënë zjarri në Shkodër në lagjen e tregut të rrobave të përdorura. Beci tha se zjarri është vënë në kontroll dhe kanë ardhur mjete zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Ulqini dhe Tivati për të ndihmuar.

'Ka një orë e gjysëm që është stabilizuar situata. Ka qenë një betejë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Jam i gëzuar që tani nuk ka më rrezik. Është stabilizuar situata. Ka qenë shumë e rëndë  dhe faleminderit zjarrfikësve të Lezhës, të Vaut të Dejës. Kanë ardhur nga Ulqini. I falënderoj shumë, kjo situatë ku zjarrëfikësit nuk kishit mundësi të futesh, kjo katrahurë urbanistike ka qenë shqetësim i madh. Ka akoma punë për të pastruar situatë dhe për ta venë në kontroll. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe situata është në kontroll. Grupet e vlerësimit do vijnë në terren. Instancat janë të organizuara. Organizimi ka qenë shumë i mirë dhe është marrë shpejt situata në kontroll. S’ka pas ndonjëherë në Shkodër një rrezik shumë të madh', tha Benet Beci.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Zjarri përpin disa banesa tek tregu i rrobave të përdorura! 21 mjete zjarrfikëse ‘luftë’ me flakët prej 4 orësh! Vatra drejt shuarjes! 2 zjarrfikës dhe një e moshuar në spital (VIDEO+ FOTO)


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë