Situata me COVID/ Greqia: Nga nesër nga një pikë kufitare e hapur me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut! Përveç tamponit me vete, do bëhet edhe testi i shpejtë në doganë

TIRANË- Nisur nga situata e rëndë e pandemisë, sidomos në veri të saj, Greqia është detyruar të marrë një vendim për të mbyllur pjesën më të madhe të kufijve me vendet fqinje. Qeveria helene ka vendosur të mbajë hapur nga një pikë kufitare me vende si Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. 

Me Shqipërinë do të mbyllet Kapshtica dhe mbetet e hapur Kakavija.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas. Mediat greke shkruajnë se në pikat kufitare që do të mbeten të hapura do të vijojë të kërkohet tamponi negativ për të gjithë personat që hyjnë, një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritjes në Greqi.

 “Situata në vendin tonë mbetet kritike. Të dhënat e së mërkurës treguan se nivelet e pozitivitetit në disa zona të Greqisë veriore mbeten në nivele shumë të larta nëse marrim parasysh se kemi qenë në modalitetin e bllokimit për javë të tëra", tha Petsas ai në një konferencë të rregullt për shtyp.

Ky vendim i Qeverisë greke vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
Greqia kriter të ri për COVID-in/ Përveç tamponit negativ me vete, shqiptarëve do u bëhet edhe testi i shpejtë në kufi!

Greqia ka vendosur një kriter të ri për kalimin e kufirit nëpërmjet Kakavijës, e vetmja pikë e kalimit kufitar që do të qëndrojë e hapur nga dita e nesërme. Kështu mësohet se përveç testit PSC që të ketë dalë negativ dhe të jetë i 72 orëve të fundit, autoritetet greke do t'u bëjnë edhe tamponin e shpejtë qytetarëve. Kush rezulton pozitiv do kthehet, kush jo do të kalojë kufirin për të shkuar në destinacion. Mbetet për t'u parë nëse ky kriter i ri, do të shkaktojë radhë të gjata, siç ndodhi disa muaj më parë.

Ora 16:45
Nga nesër Kapshtica e mbyllur, Ministria e Jashtme njofton qytetarët shqiptarë

Pas vendimit të Greqisë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë për rregullat e reja për kalimin e kufirit drejt shtetit fqinj. Kështu, duke filluar nga dita e nesërme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë, ndërsa mbetet e hapur ajo në Kakavijë.

Ministria e bën me dije se përveç testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë. Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, ndërkohë që kufijtë ajrore mbeten të hapur.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Qeveria greke ka njoftuar në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga Zëdhënësit Qeveritar, Stelios Petsas. Konkretisht, duke filluar nga dita e nesërme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë, ndërsa mbetet e hapur ajo në Kakavi. Në lidhje me kufijtë e tjerë veriorë të vendit, do të mbeten të hapura pikat kufitare në Evzonoi dhe Promachona, ndërsa në Nimfea do të hyjnë vetëm kamionat.

Më tej, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrore mbeten të hapur", njofton Ministria e Jashtme.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet