Situata me COVID/ Ish-kreu i ISHP, Besnik Jakaj në Report Tv: Pritet dimër i vështirë, grupet vunerabël të ruajnë veten

Frika nga COVID-19 ul imunitetin e organizmit, duke bërë që të jemi më të predispozuar që tu prekemi nga virusi. Kështu u shpreh ish-kreu i ISHP, Besnik Jakaj gjatë një interviste për Report Tv. Ai tha se dimri do jetë i vështirë dhe se SARSCOV2 do të bëje punën e tij. Ndaj ai kërkoi, sidomos nga grupet vunerabël që të ruajnë veten duke respektuar protokollet e sigurisë të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

"Një pjesë e popullsisë janë imunizuar. Ka pasur dhe fatalitete. Ky dimër do jetë më i vështirë për sa i përket përballimit të virusit. Nga shkurti do jetë më vështirë. Një pjesë e qytetarëve që janë më vunerabël duhet të ruajnë veten. Dimri është shumë më i vështirë. Virusi, popullata dhe menaxhimi i situatës. Sido të jenë këto virusi do të bëje punën e vetë. Virusi do të jetë gjatë. Ka pasur një kaus në menaxhimin e pandemisë në botë. Ka qytetarë që ju ka lënë dhe pasoja virusi. Për mua psikologjia, paniku, frika shkaktojnë në mënyrë fiziologjike uljen e imunitetit të organizmit. Ul qarkullimin e gjakut. Paniku është shumë herë më i dëmshëm se virusi në këto kushte. Diagnostikimi dhe trajtimi është problem shumë i madh", tha ai. 

Jakaj deklaroi se testet e shpejta nuk kanë siguri të plotë, më i siguritë është tradicionali por ndihmojnë për të mbrojtur sistemin shëndetësor.

"Duhet të kishin ardhur me kohë dhe të jenë masive. Për mua ka ceduar sistemi shëndetësor për menaxhimin. Dy element kanë qenë në menaxhimin e pandemisë. Sido që të sillemi virusi do bëje punën e vet, por kalimi në kaos dhe kolaps sepse shton panikun tek popullsia. Sistemi shëndetësor pa virusin nuk i ka përballuar kërkesat. Përfshirja e mjekut të familjes është hallka e parë. Është i nevojshëm diagnostikimi, por edhe izolimi. Nuk është bërë në mënyrë korrekte organizimi i spitaleve. Stafi mjekësor ka treguar një profesionalizëm, përkushtim dhe devotshmëri të jashtëzakonshme dhe të admirueshme. Tek spitali Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi"  nuk janë problem mjekët por menaxhimi. Kamerat tuaja kanë dhënë me dhjetëra herë dramat familjare. Mungesë informacioni. Propaganda dhe përplasja politike nuk është pozitive sepse nuk ndihmon.

Përqendrimi tek spitalet COVID, la sistemet tjera shëndetësore pa masat mbrojtëse profesionale. Fatmirësisht nuk kemi të vdekur në spitalet COVID, por kemi tek spitalet e tjera. Është periudhë risku dhe do vazhdojë edhe pas shkurtit. Vaksina është produkt imuno-biolegjik. Për Shqipërinë duhet të marrim vaksinë të certifikuar. Në momentin që vjen duhet të përdoret. Vaksina është shpresë, por është dhe pikëpyetje. nuk është e thënë se nëse vjen vaksina të ulim vigjilencën kundrejt masave. Vaksina për mua i ka protokollet e përshpejtuar. Nuk ka dalë ndonjëherë kaq shpejt. Është produkt problematik. Kam ndjekur në mënyrë dinamike vaksinën dhe përbërësit nuk bëjnë rrezik. Jam optimist se nuk shkakton dëm. Por gjithmonë duhet të jetë e certifikuar", tha ndër të tjera ish-kreu i ISHP, Besnik Jakaj

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë