8 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara

8 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara

8 vatra zjarri janë aktualisht aktive në të gjithë territorin e vendit.

Kjo u bë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, ku përmes një postimi në rrjetet sociale Ministria informon se gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit.

Sipas ministrisë, po vijon puna deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë.

"Asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura", njoftoi ministria. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë