Situata në Kosovë, Hooper: Lufta
politike të mos dalë jashtë kontrollit

Situata në Kosovë, Hooper: Lufta<br />politike të mos dalë jashtë kontrollit
Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare u vlerësuan pozitivisht për mënyrën si u zhvilluan, por ky ky imazh pozitiv  rreizkon të dëmtohet nga mosmarrëveshjet që filluan menjëherë pas daljes së rezultatit paraprak, se kush duhet ta formojë qeverinë e ardhshme.  Drejtori i organizatës Grupi i Ligjit Ndërkombëtar dhe Politikave Publike, James Hooper në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se lufta politike në Kosovë nuk duhët të dalë jashtë kontrollit.

"Në radhë të parë dua të përgëzoj popullin dhe autoritetet e Kosovës që organizuan zgjedhje që u vlerësuan si të lira e të drejta. Kritikat ishin të pakta dhe zgjedhjet u cilësuan si një hap i madh përpara. E papritura e këtyre zgjedhjeve ishte formimi i menjëhershëm i një koalicioni. Tani duhet të respektohen dispozitat e kushtetutës. Nuk u pa ndonjë ndërhyrje nga diplomatë amerikanë ose të huaj tjerë, nuk pati manovra politike pas skene për qeverinë, gjithshka u bë nga vetë shqiptarët. Një e veçantë tjetër është se Vetvendosja doli mirë dhe duket se nuk do të jetë pjesë e qeverisë, por do ta mbështesë atë.

Unë nuk e prisja që Vetvendosja të luante një rol të tillë. Përshkallëzimi i retorikës dhe një lloj tensioni është më se normal, përsa kohë nuk del jashtë kontrollit. Unë nuk jam ekspert i Kushtetutës për zgjedhjet, por ajo duhet të respektohet, përndryshe Kosova rrezikon të humbasë gjithë vlerësimin pozitiv për fushatën e lirë dhe të drejtë të zgjedhjeve. Presidentja duhet të ushtrojë autoritetin e saj dhe t’i japë të drejtën e formimit të qeverisë palës që i takon me kushtetutë dhe në se ka nevojë për këshillën e Gjykatës Kushtetuese, atëhere duhet t’i drejtohet asaj. Unë mendoj se kjo është një ditë e re për Kosovën, është shumë pozitive dhe do ta përmirësojë imazhin e saj, përsa kohë që tensionet dhe lufta politike se kush do ta marrë mandatin nuk del jashtë kontrollit ", ka thënë Hooper.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabiti prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabiti prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë