Situata në Kosovë, Jahaga: Jo 
dialogut të imponuar me dhunë

Situata në Kosovë, Jahaga: Jo <br />dialogut të imponuar me dhunë
Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga ka deklaruar sot se  nuk mund të lejohet që në Kosovë dialogu të imponohet me dhunë dhe demokracia të sfidohet çdo ditë.

Sipas Presidentes, dialogu duhet jetë e vetmja rrugë që duhet ndjekur si nga pozita ashtu edhe nga opozita, kjo në të mirë të Shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Qytetarët tanë kërkojnë më shumë nga ne, ata kërkojnë një drejtësi të pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe institucioneve dhe ne duhet ta kthejmë besimin e qytetarëve tonë në sistemin e drejtësisë, duke bërë reforma dhe dume mos u ndikuar nga asnjë forcë politike, kemi forcë të luftojmë korrupsionin sepse askush nuk duhet të jetë mbi ligjin“, ka thënë ajo.

Jahjaga këto deklarata i ka bërë në konferencën e pestë vjetore Gjyqësore, nga ku ka folur edhe për çështjen e terrorizmit dhe mbështetja që Kosova duhet t’i japë.

“Kjo luftë nuk përfundon këtu dhe ne duhet të jemi më efektiv në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kosova kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë vatër e terrorizmit, duke prishur harmonizimin fetar”, ka thënë Presidentja Jahjaga.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve