Situata në Kosovë, Vetëvendosje:
Dorëheqje të qeverisë, jo negociata

Situata në Kosovë, Vetëvendosje:<br />Dorëheqje të qeverisë, jo negociata
Lëvizja VETËVENDOSJE i ka kërkuar qeverisë që të japë dorëheqjen, pasi ajo nuk është e gatshme që të vijojë negociata me të.

Fakti është bërë i ditur sot gjatë një konference për mediat, të kryetarit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauf Konjufca ku ka kundërshtuar edhe një herë vazhdimin e paralajmëruar të negociatave me Serbinë nga Kryeministri Isa Mustafa. 

Glauk Konjufca ka thënë se pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se përmes marrëveshjeve me Serbinë është shkelur Kushtetuta në 23 nene të saj,  Kryeministri Isa Mustafa nuk ka legjitimitet që t’i vazhdojë këto negociata.

Çfarë sigurie kemi ne si qytetarë dhe si institucione të Republikës së Kosovës që Mustafa nuk do t’i bëjë sërish këto shkelje në marrëveshje të reja me Serbinë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se përmes nënshkrimeve të tyre, Isa Mustafa si dhe Hashim Thaçi kanë sjellë vendime të cilat e dëmtojnë rëndë integritetin territorial të vendit si dhe sovranitetin e brendshëm të Republikës.

Në vend që këto personalitete politike të jepnin përgjegjësi për vendimet që i kanë marrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se kanë bërë shkelje të Kushtetutës, këta me një kokëfortësi të pashoqe po duan që t’i shfrytëzojnë negociatat e Brukselit, për më keq, në të njëjtat koordinata”, ka thënë më tej ai.

Ai poashtu i ka komentuar edhe delegacionet që marrin pjesë në negociata.

Këtu vihet në pikëpyetje i tërë integriteti territorial i Qeverisë dhe i asaj dyzine këshilltarësh të cilët nuk po shkojnë atje për ta mbrojtur Republikën dhe shtetësinë e Kosovës, por më shumë këto negociata i shohin si mundësi për vizita turistike në kryeqytetet e Evropës”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka thënë se ky kryeminsitër nuk ka më legjimitet dhe mbështetje popullore. Protesta e fundit kundër Qeverisë së Mustafës dhe vendimet të cilat ai i ka marrë nuk gëzojnë kurrfarë popullariteti. Përkundrazi, shihen me dyshim dhe mos besim.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin