Trupi diplomatik i akredituar në Shkup ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Maqedonisë, ku mbështetësit e Nikolla Gruevskit u futën brenda pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar i parlamentit
 
Në deklaratën për mediat, ambasadorët i kërkuan protestuesve të tërhiqen nga Kuvendi, ndërsa kritikuan punën e policisë, duke i kujtuar se e ka për detyrë të sigurojë rendin dhe sigurinë
 
"Apelojmë për dialog dhe jo për dhunë. Protestuesit të tërhiqen nga ambientet e Kuvendit.
 
Dua ta theksoj se është përgjegjësi e policisë së këtij shteti për atë që po ndodh. Policia duhet të sigurojë rendin dhe sigurinë"
, u shpreh ambasadori suedez.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com