Pavarësisht kërcënimeve të Kremlinit për pezullimin e fluturimeve në hapësirën ajrore ruse, shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar zyrtarisht sanksionet e reja kundër Rusisë, të cilat përfshijnë kufizime të kompanive shtetërore të naftës ruse si dhe ngrirjen e fondeve në tregjet financiare europiane.
Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy tha se masat kishin për qëllim ‘ndryshimin e kursit të veprimeve ruse në destabilizimin e gjendjes në Ukrainën lindore’ duke shtuar se BE-ja është e gatshme të shqyrtojë sanksionet e miratuara në tërësi ose pjesërisht në varësi të situatës në terren.
Megjithatë thuhet se sanksionet e reja do të hyjnë në fuqi ditët e ardhshme, jo nga sot, siç ishte pritur. Mendohet se blloku prej 28 anëtarësh e ka shtyrë qëllimisht zbatimin e masave me qëllim që të vlerësohet nëse marrëveshja e arritur për armëpushim midis ukrainës dhe rebelëve pro-rusë po zbatohet.
Deri më tani, ajo është cilësuar si e dobët, pas luftimeve të së dielës në Donetsk. Ndërsa lirimi i 1200 pengjeve ukrainase është parë si një shenjë shprese për mbarëvajtjen e armëpushimit midis palëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com