Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një konferencë për shtyp tha se forcat amerikane kanë një kontroll më të plotë në aeroportin e Kabulit dhe se po vijojnë evakuimet e afganëve. Biden tha se ka për progres nga hera e kaluar dhe se fluturimi që pritet të nisin do të jetë ndër më të vështirat në histori.
"Që kur fola të hënën ne kemi bërë një proces të rëndësishëm. SHBA tani ka siguruar aeroportin e Kabulit dhe po vazhdon me evakuimin e civilëve. Ky është një nga fluturimet më të mëdha, më të vështira në histori. Dhe i vetmi vend në botë i aftë për të projektuar këtë fuqi të madhe në anën e largët të botës, me këtë shkallë saktësie, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës" , tha Biden.
Lajmi kryesor:
Rifillojnë fluturimet në Kabul, Biden: Kemi marrëveshje me talebanët, amerikanët do lejohen të kalojnë! OKB: Po gjurmohen bashkëpunëtorët e NATO, do ketë ekzekutime masive










