Situata në Afganistan, Johnson: Do punojmë me talebanët për evakuimet

Situata në Afganistan, Johnson: Do punojmë me talebanët për evakuimet

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur për situatën në Afganistan duke thënë se përpjekjet për evakuim janë duke u përmirësuar.

Pas një takimi emergjent të Komitetit të Qeverisë, Johnson iu ka thënë gazetarëve se po shihet një stabilizim në aeroportin e Kabulit.

"Dje ne ishim në gjendje të nxirrnim rreth 1.000 njerëz, sot 1.000 persona të tjerë", tha Johnson.

Sakaq, kryeministri britanik ka thënë se do nëse do jetë e nevojshme do të bashkëpunojë më talebanët për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të kryejnë evakuimet.

 "Unë dua t'i siguroj njerëzit se përpjekjet tona politike dhe diplomatike për të gjetur një zgjidhje për Afganistanin po vazhdojnë. Nëse është e nevojshme do bashkëpunojmë më talebanët", tha Johnson.


Lajmi kryesor:

Rifillojnë fluturimet në Kabul, Biden: Kemi marrëveshje me talebanët, amerikanët do lejohen të kalojnë! OKB: Po gjurmohen bashkëpunëtorët e NATO, do ketë ekzekutime masive


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat