Presidenti Bujar Nishani në kuadër të konsultimeve për zhvillimet në Bankën e Shqipërisë, priti sot kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimit me Kreun e Shtetit vlerësoi rolin e Presidentit në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend.

Kryetari i PD-së, Basha theksoi qëndrimin e opozitës se garantimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe qëndrueshmëria e politikës monetare, janë të një rëndësie jetike për ekonominë e vendit dhe të qytetarëve./ATSH/