Situata në Kombëtare, Basha: Lenjani mori vendim personal, Strakosha gaboi

Kombëtarja shqiptare grumbullimin për dy ndeshjet e para kualifikuese të Europianit kundër Turqisë dhe Andorës i ka nisur me shumë zhurmë. Kjo për shkak të përjashtimit të Strakoshës si dhe deklaratave të Lenjanit se nuk vjen në Kombëtare pa u larguar Panucci. Për këto situata të krijuara mesfushori kuqezi Migjen Basha ka deklaruar:

“Lenjani ka marrë vendimin e vet. Për sa i përket Strakoshës është çështje disiplinore, ishte gabim dhe trajneri mori vendimin”

Ndërkohë Ledian Memushaj për dy ndeshjet e radhës është shprehur:

“Të gjithë lojtarët kanë minuta dhe është pozitive. Kemi shumë mungesa, por këto nuk duhen menduar. Duhet menduar ndeshja me Turqinë dhe duhet kaluar në ndeshje të vështira. Është pozitive që jemi me minuta.”

Me kombëtaren së fundmi janë bashkuar mesfushori Ylber Ramadani dhe mbrojtësi i Partizanit Lorenc trashi, ndërsa për shkaqe dëmtimi janë larguar Andi Lila dhe Egzon Binaku. Më herët klubet spanjolle të ‘Segunda Divizion’ kanë refuzuar ftesat e kombëtares për Keidi Baren dhe Rei Manajn, pasi nuk janë lajmëruar brenda harkut kohor të 14 ditëve.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mr.J: 20/03/2019 07:41

    Ka futbolliste edhe ne kampionat Shqiptar,sh te mire,te rinj te talentuar!...,ngelem me "gjyshat Basha Memushaj Lila,qe luajne ne Serite B..,nqs luajne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023