Rithemelimi vijoi edhe sot skenarin e kaosit në Kuvend duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare. Në një intervistë për Report Tv për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Kikia thotë se kaosi që po bën Rithemelimi është i njëjtë me situatën kur dogjën mandatet.
‘Nga seanca në seancë parlamenti po humb edhe atë legjitimitetin e një institucioni ligjvënës. Zhvillimi i opozitarizmit është detyrë e opozitës, pasi atë e kanë pjesë e përditshmërisë së tyre. Po akuzojnë qeverinë si një prej tyre për të shkuar drejt pushtetin. Ky institucion kaq i rëndësishëm ka humbur gati pushtetin e tij. Më te drejtë shtrohet nga ajo çështje nevojën për tu rikthyer jo thjesht në Kuvend por në normalitet. S’ka ndonjë ndryshim të madh braktisja që ju bë kuvendit kur dogjën mandatet, në vend të largimit ka zgjedhur të jetë aty për atë sjellje.’- tha Kikia.
Analisti nënvizoi se opozita duhet të ulet në parlament dhe të kryejë funksionin e saj duke i shërbyer qytetarëve.
‘Qytetarëve u shërbehet duke denoncuar. Që qytetaret të mësojnë më shumë mbi ato projektligje që janë kaluar në pak minuta i shërbehet duke i kundërshtuar ato projektligje dhe duke i denoncuar nëse kanë për të denoncuar. Opozita duhet të ulet në vend të saj dhe të konsideroj rikthimin në normalitet.’- tha Kikia.
Duke u ndalur tek situata brenda PD-s, Kikia tha se është bashkuar një pjesë, por nuk do të ketë bashkim me Bashën. Sa i takon qëndrimit të Metës, Kikia tha se distanca e tij ka treguar se nuk do të bashkohet me Berishën.
‘Është bashkuar një pjesë e PD-së por nuk do të kenë bashkim me Bashën. Berisha vazhdon të jetë udhëheqësi i kësaj opozite dhe kandidati për kryeministër. Deri tani Berisha vazhdon të mbetet me propozimin se do të jetë ai kandidati përtej problemeve që ka me drejtësinë. Qasja më e paqartësuar ende është ajo e Metës. Në pikëpyetje bashkëpunimi i tij me Berishën. PD-ja Sali Berishës nuk ka një vulë. Nëse historia e vulës do të zvarritet nga gjykata që gjasat janë që po, do duhej të futet me një parti tjetër. Opozita duhet të shkojë me një projekt të ri politik dhe ekonomik dhe ku bëhet fjalë dhe me një ekip të ri qeverisës. Do jetë e gabuar nëse Berisha do të jetë alternativa për drejtuar qeverinë. Berisha nuk mjafton ta sjellë PD-në në pushtet.’- tha Kikia.