Për Kryeministrin Rama roli i Shërbimit Informativ Shtetëror për çështjet e sigurisë së brendshme duhet të jetë më cilësor. Në ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla ai tha se nga partnerët shërbimi ka marrë notë shumë të mirë por këtë nuk e ka bërë brenda vendit.
“SHISH qysh prej vitit 1997 dhe në vijim i është deleguar në një farë mënyre partnerëve. SHISH ka një performancë me 2 pamje, njëra është ajo pamje në bashkëpunim me partnerët ku sipas të gjykimeve të partnerëve shkëlqen. Nga ana tjetër performance shumë e dobët për çështjet e brendshme të sigurisë. Asnjë rol kualitativ në luftën kundër krimit e korrupsionit. Është lënë në prehrin e partnerëve tanë strategjikë, të cilët nga ana tjetër nuk është se kanë qenë shumë të hapur për të pranuar më shumë se sugjerimeve sa i përket Shërbimit Informativ Shtetëror”, tha Rama.
Kryeministri foli edhe për sulmin kibernetik tw Iranit.
“Sulmi kishte si qëllim marrjen e të gjitha të dhënave nga shërbimet online dhe shkatërrimin e sistemeve. Pra kthimin aty ku ishim. Goditjet në sistemet e tjera që janë të pavarura vijnë për shkak të prapambetjeve në investime e trajtime. Për investimin në fushën e sigurisë po t’i referohemi FA, jemi future në një disiplinë të imponuar nga NATO. Pagat e ushtarakëve për herë të parë janë rritur dhe këtë vit me 30%, do vijojnë të rriten dhe me pagat e ushtarakëve do të arrijnë të barasvlefshme me ushtritë e rajonit”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Opozita harmoni me Kremlinin, neveri se kërcënon me protesta! SPAK 'i shkon shtat' të hetojë Berishën! Sulmi nga Irani prej MEK? SHBA na e ka borxh
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57.3%
-
JO
34.5%
-
NUK E DI
8.1%
Vota total: 1927
Lajme të tjera
-
Përfundojnë gërmimet për tunelin e Llogarasë, Rama: E gjithë vepra pritet të mbyllet më 1 qershor të vitit të ardhshëm
31 Janar, 14:14
-
Çështja McGonigal, debat në Report Tv, Meçaj: SPAK s’ka pse nis hetimet, Bardhi s’ka prova për lajthitjet që thotë! Burimi: Të pyetet Rama
31 Janar, 14:10
-
Dosja e McGonical/ Bardhi kallëzoi Ramën, SPAK i kërkon t’i dërgojë dokumentet që përmend
31 Janar, 12:37
-
Berisha ‘zbuloi’ Ramën në ‘ishull’, por ende nuk e ‘di’ ku bie Gerdeci
31 Janar, 09:18
-
Rianimacioni i papranueshëm i pjesës së dëmtuar përjetësisht tek opozita
31 Janar, 09:00
-
Arrestimi i ish-zyrtarit lartë të FBI-së, Kryemadhi në ‘5 Pyetjet’: McGonigal është përdorur për të shantazhuar edhe Metën kur ishte president, por s’ia arriti
30 Janar, 22:04
-
Mero Baze: Pse Berisha po e degradon “kauzën Charles McGonigal”?
30 Janar, 20:37
-
21 janari/ Lleshaj në Kontrast: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin! Vangjeli: Këtë javë do ketë surpriza për Mediun nga çështja e Gërdecit
30 Janar, 19:38
-
Ylli Pata: Çfarë ka Berisha që nuk i qesh më Ilir Metës?!
30 Janar, 19:32
-
Berisha në 32 vjetorin e krijimit të PD në Vorë: Lëvizja jonë ka 2 qëllime, fitoren e zgjedhjeve lokale dhe rrëzimin e Ramës nga pushteti
30 Janar, 19:31
-
Meta merr pjesë në ceremoninë e 32 vjetori të PD-së në Vlorë! Berisha: Kemi qëllim fitoren në zgjedhje dhe përmbysjen e monizmit
30 Janar, 19:18
-
Dy koncesione dhënë rusëve nga çifti Meta-Berisha, akuzat ndaj Ramës një 'autogol' ! Qeveria aktuale ia riktheu shtetit fushat e naftës
30 Janar, 17:36