Në lidhje me përmbytjet dhe situatën e rëndë në qyetetin e Shkodrës ka reaguar Petrit Vasili I cili shprehet se situata në Shkodër është dramatike pasi uji ka përmbytur të gjithë qytetin.
Vasili thotë se mosndërhyrja e qeverisë në lidhje me këtë situatë të rëndë është kriminale dhe qeveria për çdo vonesë për ndihmë ndaj banorëve do të përballet me ligjin.
Petrit Vasili kërkon që të shpallet sa më shpejt gjendja e emergjencës pasi çdo minutë sipas tij është e çmuar për jetën dhe pronat e qytetarëve shkodranë.
“Shkodra ndodhet në një situatë dramatike. Mosndërhyrja e qeverisë është kriminale dhe për çdo vonesë qeveria do të përballet me ligjin. Uji ka hyrë në qytet dhe duhet të shpallet urgjent gjendja e emergjencës pasi çdo minutë është e çmuar për jetën dhe pronën e qytetarëve shkodranë”, shprehet Petrit Vasili.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
Komente









