Situata në veri të Kosovës, analisti Vangjeli: Jopatriotike çdo tentativë për të ngrohur duart në Tiranë nga zjarri në veri! Harrohet siguria, detaji që e kujtuan raketat në Kiev

Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar situatën në veri të Kosovës dhe deklaratat që vijnë nga Shqipëria duke e cilësuar jo patriotike “çdo tentativë për të ngrohur duart në Tiranë nga zjarri në veri”.

Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli thotë se është shumë e rëndësishme siguria që ndikon në sigurinë e vendit.

“Kur filloi lufta në Ukrainë, kemi debatuar për një detaj, qoftë në Tiranë, Prishtinë apo dhe në Beograd e grekët, ankesa është kryefjalë e gjithkujt. Të gjithë ankohen. Ankohen për standardet, për bukën, për ujin dhe harrohet detaji që duheshin raketat e Putinit me Kiev për t’u kujtuar. Është siguria që është ajo lloj statuquo-je të cilën edhe në Ballkan e konsiderojmë si të mirëqenë. 

Sa kohë mbushen kallashnikovët e lëshohen raketat, harron e të duken të gjitha anësore sa kohë ngrihet si element kryesor kërcënimi ndaj rendit e sigurisë. Ka pasur shumë reaksion qoftë në Prishtinë qoftë në Tiranë për veprimet e Kurtit.

Është fakt që Kurtin për shkak të qëndrimeve të tij e shoqërojnë në Tiranë partizanët dhe kundërshtarët e tij. Askush nuk duhet të besojë që pavarësisht se është e dukshme se s’kemi heronj, s’kemi as tradhtarë. Problem është që edhe një element kaq i rëndësishëm si siguria shndërrohet në mjet dhe element që ndikon në sigurinë e vendit”, tha Lorenc Vangjeli.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!