Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar ashpër lidhur me heshtjen e presidentit lidhur me situatën e tensionuar në Kosovë.
“Po ky presidenti i leshit ku është, apo fle akoma me kushtetutën nën jastëk”, shkruan Elezi, në një kohë kur situata në veri të Kosovës po përkeqësohet dhe dy pikat kufitare, Jarinja dhe Bërnjaku vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serbë.
Mes rreshtave, ai ka komentuar dhe marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me “vëllain e tij nga Open Bllkan”, presidentin e Serbisë, që siç shkruan Elezi ka dërguar tanke edhe helikopterë në kufi të Kosovë.
Ndërkohë, ditën e nesërme, kryeministri i vendit do të takohet me homologun e tij Albin Kurti, një vizitë e cila vjen në mes të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Ne Malesine e Madhe e kishit,i dha /Nderin e Kombit/ Prek Calit per sherbimet qe ka bere nga 1939-1944 !!!
Përgjigju