Situata në veri të Kosovës, Elezi: KFOR të refuzojë kërkesën e Beogradit për futjen e trupave serbe! Çejku: Fjala e ndërkombëtarëve zgjidh situatën

Situata në veri të Kosovës mund të çtensionohet vetëm përmes faktorit ndërkombëtar. Kështu u shpreh ish ambasadori i Kosovës Arben Çejku në një intervistë për Report Tv me gazetarin Sebastjan Sonja duke thënë se kryeministri i Kosovës po përpiqet të tregojë distancim nga tendencat dhe provokimet e Beogradit. Eksperti i sigurisë Bedri Elezi u shpreh se situata është shumë komplekse.

“Mjafton një deklaratë Beogradi që distancohet nga këto barrikada do qetësohet. Fakti që i bën bisht dhe dënon ngritjen e këtyre barrikadave tregon qartë që Beogradi është pas kësaj. Të gjitha tregojnë se Beogradi po përdor serbët e veriut të Kosovës për të pranuar realitetin, pavarësinë e Kosovës.

Kurti po përpiqet të tregojë një distancim nga tendencat dhe provokimet. Me qëndrimet e tij ka treguar që KFOR të jetë ajo që ndërmjetëson dhe zgjidh këtë situatë. Siguria në Kosovë nuk është përgjegjësi vetëm e Kurtit por edhe ndërkombëtarëve. Fjala e fundit duhet të jetë e faktorit ndërkombëtar”, tha Çejku në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Sebastian Zonja.

Ndërsa Elezi u shpreh se KFOR po përpiqet që të mbajë një qëndrim të butë por duhet të refuzojë kërkesën e Beogradit për angazhimin e deri në 1.000 pjesëtarëve serbë të sigurisë në Kosovë.

“Jemi të vetëdijshëm që një vendim i KFOR duhet të jetë për refuzimin e forcave serbe në veri të Kosovës. Siç e dini, KFOR është i përfshirë në shumë shtete dhe përpiqet të mbajë qëndrim më të butë”, tha Elezi.

Sa i përket presionit për asosacionin, Çejku u shpreh se ndërkombëtarët po e konsideerojnë si zgjidhje që do t’i japë fund tensionit.

“Presioni ndërkombëtar po shtohet se asosacioni është pjesë e paketës së zgjidhjes, e një marrëveshjeje që do t’i japë fund tensioneve dhe mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Asosaconi nuk është shpikje, por është dizejnuar në Vienë dhe në një mënyrë ose tjetër është pranuar dhe nga Kuvendi i Kosovës ndonëse Gjykata e ka rrëzuar në 23 pika. Është kërkuar rishikimi i marrëveshjes”, tha Çejku.

Marrëveshja për formimin e një asociacioni që do t’i bashkonte dhjetë komuna që banohen me shumicë nga serbët në Kosovë, cilësohet si një ndër marrëveshjet më problematike në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Tensionet kanë nisur prej datës 10 dhjetor në veri të Kosovës. Por pasditen e së dielës pati protestues nga Serbia që u mblodhën pranë kufirit me Kosovë, më konkretisht afër pikës kufitare në Jarinjë, nën pretendimet se duan “të zhbllokojnë kalimin për serbët”. 

Forcat paqeruajtëse të NATO-s shtuan prezencën ndërsa Beogradi kërkoi futjen e trupave serbe, kërkesë që po analizohet nga misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 21/12/2022 20:31

    Ajo kerkes fashiste është e refizuar dhe e groposur nga NATO dhe SHBA, pse merreni me këtë gjë vetëm ju e di …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale