Tensionet në veri të Kosovës, shpërthim i fortë në Mitrovicë! Brnabiç: Jemi në prag të një konfliki të armatosur! KFOR: Kemi mjetet për të penguar dhunën

Teksa prej 12 ditësh në veri të Kosovës vijon të ketë incidente, kryeministrja e Serbisë Brnabiç është shprehur se Kosova dhe Serbia janë në prag të një konflikti të armatosur. Ndërkohë, komunikimin e ditës së sotme, KFOR-i njoftoi se ka shtuar praninë e forcave në pikën kufitar të Jarinjës. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërkohë mbrëmjen e sotme një tjetër shpërthim është dëgjuar mbrëmjen e sotme në pjesën veriore të Mitrovicës.

KFOR thotë se kjo ishte e nevojshme nisur nga raportimet se në mesin e personave që kanë përdorur dyshohet se mund të ketë të përfshirë grupe të organizuara kriminale. Po ashtu ka njoftuar se janë duke analizuar kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në veri të Kosovës, ndërkohë nuk kanë përmendur një datë e dhënies së vendit.

Shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës ka ftuar serbët në protestën që parashikohet të mbahet ditën e nesërme, më 22 dhjetor në orën 12:00 në Rudar. Kjo protestë sipas shtabit do zhvillohet “për shkak të kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada. Thirrja për protestë vjen edhe se ata deklarojnë se ndihen të kërcënuar nga mbështetja që i ka dhënë ambasadori gjerman Jorn Rohde kryeministrit Kurti.

Ditën e sotme, Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuçia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e situatës përmes dialogut. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ruajtja e sigurisë në Kosovë është kyçe për stabilimentin e Ballkanit Perëndimor.

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës?

Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën teksa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues të tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor. Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Shpërthim i fortë në veri të Mitrovicës, forcat e KFOR-it në gatishmëri

1671570581_63a221947a6efkosovetransformed.jpeg

Në veri të Kosovës kanë vijuar shpërthimet e njëpasnjëshme edhe gjatë mbrëmjes së sotme. Shpërthimi ka ndodhur në veri të Mitrovicës në momentin kur një prej gazetareve po raportonte. Ndërkohë në zonat ku janë vendosur barrikadat vijojnë patrullimet e KFOR-it.

“Dëgjuam dhe ishim dëshmitarë të një shpërthimi që ndodhi në pjesën ku ndodhet Kodra e Minatorëve. Ishte një shpërthim i fortë, në këtë pjesë ka gjithashtu edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dy deri në tre patrulla. Ne gjithashtu ishim edhe te pjesa e barrikadave në Rudar, situatë e qetë ishte edhe në atë pjesë. Aty po patrullonin pjesëtarë të KFOR-it, ndërkaq Policia e Kosovës nuk u pa duke patrulluar në atë pjesë të vendit”, u shpreh gazetarja Florjeta Dërnjani.

Ora 17:42
Policia me pika kontrolli në magjistralen Mitrovicë-Leposaviç

1671460882_1671448943Screenshot3.jpg

Policia e Kosovës tha se ka vendosur pika të kontrollit të automjeteve në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, për të garantuar qarkullimin dhe lirinë e lëvizjes dhe për të parandaluar “veprimtaritë kriminale dhe kontrabandën në përgjithësi”.

Policia tha se menaxhimi dhe kontrolli i situatës së sigurisë në veri të Kosovës mbetet prioriteti kryesor për të, teksa shtoi se po bën “përpjekje maksimale për tejkalimin e situatës” të tensionuar.

Ora 17:32
Vuçiç: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni

1670772207_fasfaeqw.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Vuçiç, është ankuar se disa shtete perëndimore “po i bëjnë presion” për t’i larguar barrikadat në veri dhe për t’u kthyer në institucionet e Kosovës serbët.

“Po përballemi me paturpësi të madhe që vjen nga jashtë, nga disa fuqi perëndimore. Thonë hiqeni barrikadat dhe kthehuni në institucione, së pari formoni Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ky është detyrimi i parë sipas Marrëveshjes së Brukselit”, tha Vuçiç para gazetarëve në Azerbajxhan ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Ai është ankuar edhe për arrestimin e ish zyrtarit policor të Kosovës, Dejan Pantiç, i dyshuar për vepra terroriste.

“A është Dejan Pantiç, Osama Bin Laden?”, ka pyetur Vuçiç.

“Çfarë bëri Pantiç? Më në fund, na tregoni se çfarë bëri ai njeri?”, ka vazhduar me pyetje kreu i shtetit serb.

“E çfarë bëri Dejan Pantiç-i, plagosi dikë, e vrau? EULEX-i e sajoi që u sulmuan me bomba. Kjo vetëm tregon se cili është qëndrimi i tyre ndaj serbëve dhe Serbisë.

Kur është pyetur për përgjigjen e KFOR-it për kërkesën e tij për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë, ai është shprehur pesimist.

“Pres që të përgjigjen negativisht, pres që të thonë se janë të aftë për të kryer detyrën. Por, sjellja e KFOR-it është më korrekte se shumë qeveri perëndimore. Ata sillen në përputhje me Rezolutën 1244 dhe kompetencat e tyre, kanë të drejtën dhe detyrimin të na përgjigjen dhe e trajtojnë atë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, ndryshe nga të tjerët”.- tha Vuçiç.

Ora 14:57
Tensionet në veri/ Kryeministrja e Serbisë: Jemi në prag të një konfliki të armatosur me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një seancë të Parlamentit serb ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën.

Ajo fajëson Kosovën dhe “veprimet e njëanshme të Prishtinës” dhe sipas saj, provokimet vinë nga popullsia e Kosovës.  Ajo ka ftuar në seancë edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë ironikisht të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”.

“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, tha kryeministrja e Serbisë.

Pas kësaj deklarate për luftë, Brnabiç foli për paqen.

“Në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen”, përfundoi ajo.

Ora 14:38
Vuçiç: Furnizimi i Kosovës me dronë 'Bajraktar' do të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Turqi! Ata s’kanë të drejtë të armatosen

1671629950_80004e875f41268343e8a3f37a8c2a8980fc18e1510298690729.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë intervistës së tij për TV Pink nga Azerbajxhani ku po qëndron për vizitë, ka folur edhe për marrëdhëniet mes Serbisë e Turqisë.

Ai ka thënë se furnizimi i Turqisë me dronë “Bayraktar” për Kosovën do të ndikojë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë.

“Kur turqit thonë se do t’i japin dronët më të mirë Prishtinës, edhe pse ne e respektojmë presidentin Erdogan, sigurisht që do të ndikojë në marrëdhëniet tona”, ka thënë ai shkruan media serbe Danas.

Ai me tej bërë të ditur se nga muaji maj Serbia do të furnizohet me dronë dhe avionë të tjerë.

“Në të njëjtën kohë, ata nuk kanë të drejtë t'i armatosin, sipas ligjit ndërkombëtar. Deri në maj, ne do të jemi në gjendje të mburremi me disa dronë më të fuqishëm dhe avionë të tjerë. Natyrisht që na duhet, sepse pa të do të na gëlltitnin”, shtoi Vuqiq.

Ora 13:47
Haradinaj: T’i kalojmë festat e fundvitit në qetësinë familjare e jo në barrikada! Serbët në veri nuk kanë arsye të ndjehen as të rrezikuar as të nëpërkëmbur

Kryetari i partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj bënë sërish thirrje për heqjen e barrikadave në Veri të Kosovës. Në një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se serbët lokalë dhe udhëheqësit e tyre nuk kanë arsye që të ndjehen të nëpërkëmbur dhe as të rrezikuar.

“T’i kalojmë festat e fundvitit në qetësinë familjare e jo në barrikada

Serbët lokalë dhe udhëheqësit e tyre politikë, duhet ta kuptojnë se barrikadat më së shumti po u shkaktojnë dëm atyre. Nuk ka një tjetër rast në kontinentin evropian, (përjashto agresionin rus në Ukrainë), ku pengohet lëvizja e njerëzve, pos në veri të Kosovës.

Kosova ka pranuar që serbët t’i trajtojë si qytetarë të barabartë, dhe në plot raste me të drejta edhe më të avancuara.

Institucionet qendrore kanë hapur të gjitha dyert për integrimin e qytetarëve serbë, duke garantuar sigurinë për ta, duke marrë përsipër obligime të mëdha financiare, duke garantuar përfaqësimin e tyre politik madje edhe duke u dhënë të drejtën e vetos për plot çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre, kjo qoftë edhe duke e diskriminuar popullatën shumicë.

Nuk besoj se ka një rast tjetër ku qytetarët e një shteti për më shumë se 20 vjet nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar, por këtë e bën shteti në emër të tyre, siç është rasti i Kosovës.

Prandaj, serbët në veri nuk kanë arsye të ndjehen as të rrezikuar as të nëpërkëmbur, e aq më pak kanë nevojë ta bllokojnë veten e veriun.

I ftoj përfaqësuesit politikë serbë, intelektualët e gjithë njerëzit e arsyeshëm, kudo ku janë, në Kosovë apo në Serbi, që të ushtrojnë gjithë ndikimin e tyre për heqjen e barrikadave.

Po ashtu, u bëj thirrje të gjitha vendeve mike të Kosovës apo të Serbisë, NATO-s e KFORIT, që të ndihmojnë në heqjen sa më parë të barrikadave, kësaj njolle të fundit në Evropë.

T’i kalojmë festat e fundvitit si evropianë e të civilizuar, në qetësinë familjare e jo në barrikada e me urrejtje për njëri-tjetrin.

Miqësisht Ramush Haradina”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ora 13:07
Stoltenberg: Ruajtja e sigurisë në Kosovë, kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

1671624455_stoltenberg.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije se ruajtja e sigurisë në Kosovë është kyçe për stabilimentin e Ballkanit Perëndimor.

“Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Stoltenberg.

Në këtë adresim, të cilin e ka postuar në llogarinë e tij në "Twitter", ai ka folur edhe për agresionin rus në Ukrainë.

“Ky vit ka qenë një vit si asnjë tjetër. Lufta e ilegale e agresionit të Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën tonë më të rrezikshme. Përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet. Brenda disa orësh nga pushtimi, ne aktivizuam planet tona të mbrojtjes. Tani kemi mbi 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës”, ka thënë shefi i NATO-së.

Ora 10:12
Serbët bëjnë thirrje për protestë në 22 dhjetor: Veriu i Kosovës nuk është as Gjermania, as prika e Kurtit, por vendi ku ne jetojmë

1671367678_Screenshot4.jpg

Shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës ka ftuar serbët në protestën më 22 dhjetor në orën 12:00 në Rudar. Kjo protestë sipas shtabit do zhvillohet “për shkak të kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.

Thirrja për protestë vjen edhe se ata deklarojnë se ndihen të kërcënuar nga mbështetja që i ka dhënë ambasadori Jorn Rohde kryeministrit Kurti.

Sipas tyre, Gjermania është kundër serbëve dhe po guxon më tepër seç duhet të caktojë ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave dhe sipas tyre po mban anën e terrorit dhe dhunës që dëshiron të provokojë kurti.

“Për shkak të kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit, i cili bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada, si dhe për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë të Kurtit nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, i cili guxoi të vendoste ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave dhe doli në anën e terrorit dhe dhunës së Kurtit, ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë dhe Metohi në protestën më të madhe publike ndonjëherë”, thuhet në njoftimin e Shtabit të krizës.

Shtabi thekson gjithashtu se nuk pajtohen me politikat e ndjekura nga Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij pasi janë cënim i hapur i lirisë së serbëve që jetojnë e punojnë në atë vend prej vitesh.

“Njerëzit tanë, të përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona, do të mblidhen për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutimin dhe vrasjen, dhe se veriu i Kosovës dhe Metohisë nuk është as Gjermania, as prika e Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”, e porositi prej Shtabit të krizës.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/12/2022 03:20

    Kosova eshte shtet i pavarur dhe eshte ne te drejten e saj te armatoset e sa per Asosacionet mendoj qe eshte nje nga idete me te rrezikshme jo vetem ne Kosove,por ne cdo shtet tjeter ballkanik.Duke patur parasysh te kaluaren ballkanike,mendoj qe jane vatrat qe mbajne ndezur e gjalle mikrobin e nacionalizmit ekstrem ballkanik dhe mund te jene pikenisjet per luftra e levizje separatiste te rrezikshme.Ballkani ka nevoje te gjeje gjuhen e bashkejeteses.

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/12/2022 12:00

    Do kthehen kufomat e masakruara shqiptare, por kurr nuk do do shkel këmb e shkjaut më në Kosovë…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja