Situata në Veri të Kosovës, Ministri serb i Mbrojtjes: Jemi të aftë për luftë, por nuk duam të vuajmë as ne dhe as kombet e tjera

Situata në Veri të Kosovës, Ministri serb i Mbrojtjes: Jemi të aftë për luftë, por nuk duam të vuajmë as ne dhe as kombet e tjera

Millosh Vuçeviç

SERBI- Largimi i Listës Serbe nga institucionet në Veri të Kosovës krijuan tensione. Duke komentuar situatën, Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha se ushtria e Serbisë është e aftë për luftë, por nuk e kërkon një të tillë, ndërsa shprehet se zgjidhja më e mirë për situatën është dialogu.

“Ne nuk duam luftëra, nuk duam që asnjë nga fëmijët apo oficerët tanë të vuajë. Ne nuk duam të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për bisedime, për dialog nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur, të pavendosur. Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të bisedojmë, të ulemi në tavolinë në vend që të qëndrojmë në llogore” , u shpreh ministri serb për "Veçernje Novosti".

“Ne nuk duam të kthehemi në vitin 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje. Askush nuk është duke shkrepur armët apo duke luajtur lojëra lufte”, tha Vuçeviç.

Kur u pyet se nëse sikur dhe një nga “çizmet e ushtrisë serbe” do të hynte në Kosovë, ministri serb nënkuptoi se kjo nuk mund të ndodhë, pasi kjo do të çonte në një përplasje jo vetëm me Kosovën, por edhe me NATO-n.

 “Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se në Kosovë dhe Metohi ka forca të KFOR-it, në thelb NATO. Nuk po flasim vetëm për njësitë speciale të policisë dhe forcave të sigurisë së Kosovës, të cilat tani de facto po i shndërrojnë në ushtri, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjet e Kumanovës, Brukselit dhe Uashingtonit. Por kujt i intereson, ata kanë axhendën e tyre dhe pavarësisht gjithçkaje që është rënë dakord, ata po e shtyjnë historinë e tyre.”, tha ministri serb.

Duke folur rreth propozimit franko-gjerman, Ministri serb tha se ai është kthyer në kornizë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Kjo e vështirëson edhe më shumë pozicionin tonë sepse tani BE-ja si moderatore e dialogut po imponon drejtpërdrejt një propozim marrëveshjeje, pra propozimin e Parisit dhe Berlinit si kornizë për negociata të mëtejshme, që është shumë e pafavorshme për ne. Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka përgatitur një përgjigje se ajo që na është ofruar nuk i lë pothuajse asnjë shans Serbisë. Ne insistojmë në gjetjen e një kompromisi, jo në një qasje "merre  ose lëre". Na kërkohet që praktikisht të njohim realitetin politik dhe juridik të Kosovës si shtet i pavarur. Më saktë, të kuptojmë se është një rrugë e natyrshme që Kosova të marrë një vend në OKB.”, tha Vuçeviç.

Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po ri regjistrojnë makinat në RKS.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cavannsns: 11/11/2022 03:39

    E qarte se sa te gatshem dhe te afte jeni per lufte dhe terrorizem! Jeni te paqarte ama ne ate se cfare po ju thone Kosovaret e te gjitha etnive. NUK JU DUAM!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja