Situata në Veri të Kosovës, tërhiqet Vuçiç, urdhëron ushtrinë të heqë gjendjen e jashtëzakonshme
Pas vizitës së Hashim Thaçit në Veri, i cili ndaloi edhe në liqenin e Ujmanit i shoqëruar nga Forcat Speciale të Kosovës, ROSU, Beogradi angazhoi maksimalisht ushtrinë për reagim.
Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar ushtrinë serbe të heqë gjendjen e jashtëzakonshme në kufijtë me Kosovën, për reagim të shpejtë. Pas vizitës së Hashim Thaçit në Veri, i cili ndaloi edhe në liqenin e Ujmanit i shoqëruar nga Forcat Speciale të Kosovës, ROSU, Beogradi angazhoi maksimalisht ushtrinë për reagim, duke i paraprirë një përshkallëzimi të mundshëm të situatës. Por këtë të enjte, Ministria e Mbrojtjes serbe ka njoftuar se Vuçiç është tërhequr dhe angazhimi i ushtrisë ka kaluar në gjendje normale.
Kryetari i Serbisë dhe komandanti suprem i Ushtrisë së Serbisë Aleksandar Vuçiç, në kuadër të kompetencave të tij të parapara me Ligjin mbi Mbrojtjen, i ka dërguar ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe kryeshefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjeneral-nënkolonelit Milan Mojsiloviç, urdhër për deangazhimin e forcave për reagim të shpejtë.
Njoftimi i Ministrisë serbe të Mbrojtjes
“Ushtria serbe me strukturat tjera të sigurisë, në përputhje me urdhrin e komandantit suprem edhe më tutje po e përcjellë situatën e sigurisë dhe është e gatshme që në çdo moment ta mbrojë shtetin e saj dhe të gjithë qytetarët tonë, pa marrë parasysh se ku jetojnë ata”, pretendohet në kumtesën e ministrisë serbe të mbrojtjes.
Kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç më 29 shator ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë, pasi atë ditë pjesëtarët e njësitit ROSU ishin vendosur në veri të Kosovës. Më herët, ministri i Mbrojtjes serb, Aleksandar Vulin, u shpreh se ushtria do jetë në gatishmëri për t'iu përgjigjur çdo situate që mund të provokojë tensione në Veri, duke paralajmëruar cenimin e sovranitetit territorial të Kosovës. Sipas Vulin, gjendja e jashtëzakonshme e ushtrisë hiqet me dekret të presidentit, Aleksandar Vuçiç.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2978
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç dhe Fico: Ukrainës i duhet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur! Po shkohet drejt katastrofës
21 Nëntor, 21:18
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një sfidë pa tifozë! FFK: E apelojmë në CAS
20 Nëntor, 15:12
-
Trajneri i Rumanisë ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm
19 Nëntor, 16:24
-
Jashari 'ëngjëll dhe djall', Kosova mposht me vështirësi Lituaninë! UEFA nis hetim për ndeshjen në Bukuresht
19 Nëntor, 15:20
-
Skandali në Rumani/ FFK: Thirrjet raciste 'Kosova është Serbi', e ofendimet të pranishme gjithë ndeshjen, futbollistët mbrojtën dinjitetin e shtetit të tyre! UEFA të veprojë
16 Nëntor, 11:38
-
Transferta me Rumaninë, Foda i Kosovës njofton ndryshime: Luajmë vetëm për fitore
15 Nëntor, 14:33
-
Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi
15 Nëntor, 12:16
-
'Panucci më ftoi në Kombëtare, ia lashë derën hapur', Edon Zhegrova: Takova Vokrrin dhe zgjodha menjëherë Kosovën
12 Nëntor, 14:11
-
Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit
11 Nëntor, 15:30
-
Kosovë/ Drafti për asocacionin nuk do dërgohet në kushtetuese, qeveria: Non paper, jo detyrues! Serbia s'e ka pranuar
9 Nëntor, 22:29
-
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira
3 Nëntor, 16:08