Situata nga bombardimet në Sievierodonetsk dhe Popasna, Zelensky: Ata duan t’i kthejnë në hi siç bënë me Mariupolin

Situata nga bombardimet në Sievierodonetsk dhe Popasna, Zelensky: Ata duan t’i kthejnë në hi siç bënë me Mariupolin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një paralajmërim të frikshëm sa i përket  rrjedhës që po merr lufta në Ukrainë ku në disa qytete vazhdojnë bombardime të forta duke vrarë dhe civilë.

"Ata duan të bëjnë hi Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Sievierodonetsk, siç bënë me Volnovakha dhe Mariupol", paralajmëroi ai, duke iu lutur Perëndimit të dërgojë sisteme raketash.

“Kushdo që ka ndjekur luftën në Ukrainë do të ketë parë imazhet e tmerrshme dhe do të ketë dëgjuar histori të dhimbshme nga rrethimi i Mariupolit”, tha Zelensky.

I vendosur në rajonin e kontestuar të Luhanskut, qyteti i Popasna-s është vënë vazhdimisht nën zjarr nga forcat pro-ruse dhe ruse që nga viti 2014.

Pamjet dramatike nga Alexander Ermochenko i Reuters tregojnë koston e rëndë që ka paguar qyteti gjatë konfliktit, me ndërtesa të djegura, metal të përdredhur dhe tanke në rrugë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Duhet të përballemi me realitetin, bisedimi me Putin është i nevojshëm,rrezik për katastrofë, 22 milionë tonë drithë të bllokuara


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë