22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 413 testime të kryera. Sakaq asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 22 qytetarë, kanë rezultuar pozitiv në këto bashki: 12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kamëz, nga 1 qytetarë në Fier, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Gramsh.

Ndërkohë janë 467 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,083 që nga fillimi i epidemisë.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Statistika (2 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                22

Të shëruar në 24 orë             37

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     413

Testime totale                   1,982,731

Raste pozitive                      331,139

Raste të shëruara                  327,083

Raste Aktive                             467

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    255

Elbasan                   41

Fier                           36

Vlorë                         28

Durrës                     17

Gjirokastër                19

Dibër                         16

Lezhë                      20

Shkodër                 14

Korçë                        10

Berat                         9

Kukës                        2