Kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama sa i përket situatës së Covid.
Përmes një postimi në rrjete sociale ai i ka kërkuar të japë llogari se përse të infektuarit dërgjen nëpër ambulanca dhe sipas tij vdesin rrugëve.
"Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin", shkruan Basha.
Lajmi kryesor: