Rama s'heq dorë nga raporti i 'Dick Marty': Lulëzim sqaro dosjen që përgatite për sajesën e Shtëpisë së Verdhë! Basha ndërron temë: Lëri lojërat politike, pse s'e hap COVID 4

TIRANË- Raporti i Dick Marty që inkriminonte UÇK, e për të cilën PD aso kohe votoi pro ka sjellë përplasje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Një status në twitter i kreu të qeverisë është pasuar me plotë 9 replika të tjera, akuza dhe kundër akuza të drejtpërdrejta. Teksa një ditë më parë, Rama i drejtohej presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, sot i kërkon llogari kreut demokrat Lulzim Basha.

Rama i ka kërkuar llogari Bashës të sqarjë çfarë dosje ka përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan. Mirëpo nga ana tjetër, Basha ka ndërruar temë, pasi në përgjigjet e tij nuk ka zgjedhur të flasë për raportin, por ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se nuk po e menaxhon si duhet situatën e COVID.

Dick Marty, ka bërë një raport mbi ato që ai i quan krime të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas këtij raporti, një rrjet i drejtuar nga Thaçi dhe liderë të tjerë të UÇK është përfshirë në trafikimin e heroinës, armëve dhe organeve njerëzore pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999.

Në vitin 2011, në Këshillin e Europës u miratua një rezolutë për hetimin e këtyre akuzave të ngritura nga ana e Dick Marty-t. Në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni Parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent. Në listët e 8 votave kundër rezolutës së Dick Marty, përveҫ dy deputetëve shqiptarë, figurojnë katër deputetë turq, një deputet britanik laburist, përkatësisht Sir Alan Meale dhe deputetja gjeorgjiane, Chiora Tatakashvili, një anëtare e grupit Liberal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
Rama e pyet pse PD votoi raportin Dick Marty/ Basha ripërsërit akuzat e përditshme: Ti gënjen për të larguar vëmendjen nga pyetjet që u interesojnë shqiptarët

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon debatin online me kryeministrin Edi Rama sa i përket raportit të Dick Marty, që inkriminon UÇK. Teksa Rama i bën pyetjen konkrete, se përse PD-ja ka votuar këtë raport në kohën kur ishte në pushtet, Basha zgjedh që të mos japë një përgjigje konkrete, por ta zhvendos fokusin në akuzat e artikuluara çdo ditë për kryeministrin Edi Rama.

"Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve:Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd? Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore? Pse e ke shkatërruar ekonominë? Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE? Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama.Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai", shkruan Basha.

Ora 16:13
VIDEO- Kur presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden e quante Hashim Thaçin 'George Washington'-in e Kosovës

Si një kundërpërgjigje për ish- kryeministrin, Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar një video ku presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden e thërret ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi “George Washington”-in e Kosovës?!

Ora 15:22
Nuk kthen përgjigje pse PD-LSI votoi pro raportit të Dick Marty/ Rama- Bashës: Kjo tregon që as ke qenë e as do bëhesh dot lider i opozitës, Po je kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës

Kryeministri Edi Rama ka vijuar debatin në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me raportin e Dick Marty, që inkriminon UÇK.

"Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakëe së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje! Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës", shkruan Rama.

Ora 15:03
E vuri me shpatulla pas murit, Basha-Ramës: Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën? Po vjen dita të largohesh gënjeshtar

Kreu i PD Lulzim Basha vijon replikat me kryeministrin Edi Rama. Në postimin e tij të fundit i thotë Ramës se ai ska lidhje me të vërtetën, pasi ka gënjyer. Këtu rendit papunësinë, shëndetësinë e një sërë çështjesh të tjera.

"Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat - gënjeve.

Premtove se do ulësh çmimin e energjisë - gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë", shkruan Basha.

 

Ora 14:21
Veliaj: PS familja më patriotike në Shqipëri, nuk i tha kurrë UÇK-së terroriste dhe as votoi raportin e Dick Martit, si PD dhe LSI (VIDEO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi simpatizantët e PD dhe të LSI që të bashkohen me familjen socialiste, jo vetëm për kantieret e punës të hapura kudo, por dhe për vendimet e drejta të marra për vendin. Nga Njësia 13, Veliaj theksoi se PS është forca më patriotike në vend, ndërsa theksoi se ajo asnjëherë nuk e cilësoi UÇK-në terroriste dhe as nuk votoi raportin e Dick Martit kundër Kosovës, sikurse bëri PD dhe LSI.

“Kjo forcë politike nuk i tha kurrë UÇK-së terroriste, siç e tha dikush tjetër.

Kjo forcë politike nuk e votoi kurrë raportin e Dick Martit, siç e votuan ata të tjerët. Kjo forcë politike nuk shpifi, dhe nuk gatoi kurrë dosje për shtëpinë e verdhë, për trafik organesh, siç bëri pala tjetër. Kjo forcë politike nuk e shiti kurrë detin e Shqipërisë, përkundrazi e fitoi betejën në Gjykatë Kushtetuese. Ky është patriotizmi sot. Kjo është të jesh patriot.

Nuk po kërkon asnjë të marrim pushkët dhe të dalim malit, por mos të tradhtojmë Shqipërinë, mos ta shesim detin, të mos tradhtojmë Kosovën, të mos çojmë  në Hagë ata që janë luftëtarë të lirisë. Ky është  patriotizmi sot. Edhe në këtë pikë, për ju që sapo u anëtarësuat në PS, duhet të ndjeheni mirë, jeni bashkuar me familjen më patriotike të republikës së Shqipërisë”, tha Veliaj.

Ora 14:15
'Në Hagë s'jam pyetur për trafikim organesh as për Shtëpinë e Verdhë', Paloka ndan deklaratën e Thaçit: Rama po riciklon akuzat e Serbisë

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi një muaj më parë ka deklaruar se në Gjykatën Speciale në Hagë nuk është pyetur për trafkim organesh, për çka edhe është ngritur kjo Gjykatë dhe as për "Shtëpinë e Verdhë".

“Më kanë pyetur prej kur kam lindur e të gjitha vitet përfshirë vitet e 90-ta. Mund të konrmoj se për asnjë moment asnjë fjali dhe asnjë moment nuk jam pyetur për trakim organesh. Nuk jam pyetur as për ‘shtëpinë e verdhë’ dhe asnjë vrasje”.

Këtë deklaratë të tij e ka shpërndarë sot nënkryetari i PD Edi Paloka i cili akuzon Ramën se këtë çështje ai po e rikthen pasi sipas tij po riciklon akuzat e Serbisë për trafik organesh.

'Kujt po i  shërben Rama?!' Paloka: Duke bërë sikur mbron Thaçin, ne fakt Rama po ben punen e Vucicit!

Kujt po i shërben Edi Rama që po akuzon UÇK për trafik organesh? Pse Edi Rama po e rinxjerr këtë tezë, kur, në fakt, vetë Hashim Thaçi dhe të tjere thonë se nuk janë pyetur kurrë për këtë çështje. As në aktakuzë nuk ekziston. Sepse Edi Rama po bën punën e Vuçiçit për ta bërë pis UÇK-në dhe luftën e Kosovës. Tradhtari i kombit lobonte dje për ndarjen e Kosovës, sot riciklon akuzat e Serbisë për trafik organesh", shkruan Paloka.

Ora 14:02
Rama ia kthen për '5 minuta' Bashës: A ke përdorur maskë që kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit?

E menjëhershme ka qenë përgjigjia e kryeministrit Edi Rama për kreun demokrat Lulizm Basha, ndonëse ky i  fundit  nuk i është përgjigjur për Raportin e Dick Marty.

Rama i bën thirrje të thotë të vërtetën, ndërsa e pyet nëse ka përdorur maskë qysh atëherë, kur sipas tij merrte në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick.

"Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulēzim, thuaje të vërtetën", shkruan Rama.

Ora 13:49
Ping-pong, Basha i përgjigjet Ramës: Ai bën zëdhënësin e Beogradit! Shkatërroi ekonominë, tani ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Vijon ping pongu mes Ramës dhe Bashës! Kreu i PD i është përgjigjur sërish kryeministrit, duke e akuzuar të si zëdhënës të Beogradit. Ndërkaq vijon akuzat se sipas tij të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot.

"Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet  janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë", shkruan ai.

Ora 12:44
Rama s'i ndahet Bashës: Mos u fshih pas Covid, përgjigju për dosjen në Shtëpinë e Verdhë

Kryeministri Edi Rama i përgjigjur kreut demokrat Lulzim Basha pasi ky i fundit reagoi për ti kërkuar llogari për situatën e Covid duke shmangur pyetjen e kryeministrit për raportin Dick Marty.

Rama i shkruan të mos fshihet pas Covid por të përgjigjet për faktin se ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë

"Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty", shkruan Rama.

Ora 12:19
Situata nga COVID-19, Basha i kërkon llogari Ramës: Të infektuarit dergjen nëpër ambulanca, lëri lojërat politike, pse nuk e hap COVID 4?

Kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama sa i përket situatës së Covid.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai i ka kërkuar të japë llogari se përse të infektuarit dërgjen nëpër ambulanca dhe sipas tij vdesin rrugëve.

"Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi  shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin", shkruan Basha.

Ora 11:27
Rama nuk heq dorë nga raporti i 'Dick Marty': Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan

Kryeministri Edi Rama i rikthehet përsëri raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në.

Përmes një postimi në Twitter, Rama pyet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta se pse kanë votuar pro ndaj këtij raporti që inkriminonte UÇK-në. Këtu i ka kërkuar llogari edhe Bashës për sajesën e Shtëpisë së Verdhë.

"Ilir a mund t'ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?", shkruan Rama

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 09/11/2020 17:50

    Mezi po presim Tabakhonen e shqupit te prononcohet per kete akuze te rende per Bashen lidhur me spiunumin e uck se dhe Hashim Thacit

    Përgjigju
  • Mondi: 08/11/2020 20:46

    Po ke fakte coje ne prokurori me akuzen e tradhetis se interesave te shtetit shqiptar mos bej politik z.kryeminister. Edhe po iku luli garant qe ai qe do vije Eshte 100 here me I mencur e me I ditur se luli

    Përgjigju
  • O tej: 08/11/2020 18:39

    Basha eshte nje perzervativ i Berishes

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/11/2020 18:01

    Luli dhe Argita Berisha kanë bër kërrdi në dëm të Kosovës duke ndihmuar Serbo rusin sa kan qen duke punuar në Kosovë!

    Përgjigju
  • RAQI TAQI: 08/11/2020 17:32

    O lyl njeriu që qesh po jepi përgjigje Edi Ramës apo ske çfar të thuash se e di mir që Edi Rama ka faktet në dor prandaj dhe ri si muti në shi. Lyl je njeriu më negativ i Shqipris e mos mendo se do ja hedhësh let o kriminel hajdut. Në ktë Bot do i lash të gjith mëkatet e tua o skorje e ndyr.

    Përgjigju
  • F-35: 08/11/2020 17:31

    Ti kerkosh Lulit te pergjigjet per dosjen kunder UCK-se eshte njelloje si ti kerkosh te vrase veten me gishtin e madh!

    Përgjigju
  • veliu: 08/11/2020 17:24

    O EDI RAMA MOS U MERR ME NJE PLEHRE SI SALI BERISHA DHE LULZIM BASHA,,,I PARI BENTE KONTRABANDE NAFTE NE FAVOR TE SERBISE,,KURSE KY I DYTI PERKTHENTE ME KETE MJEKUN PERUAN,,,,I DIME SHUME MIRE O EDI RAMA SE C'FARE MUTESH JANE QE TE DY...

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 08/11/2020 16:08

    Pse po behet zedhendrs i beogradit? Se po demaskon autori,ose nje prej autoreve te dosjet qe u pergatiste per beogradit?jepi pergjigje pyetjes-" ne ti lulzim rexhep basha nje nga autoret e dosjet se beogradit per krimet e luftes te uck?a ke qene ti me dokumenta te tjetersuara ne kerkon te te ashtuquajturen shtepia e verdhe apo te kampeve te torture dhe varrezave serbe ne bicaj te kukesit. Akuzat jane te qarta. Nuk mund ti fshihesh. Ti kane treguar te tjere ,ho rama e kompani.sa per thuthuqin paloka ,kaq di ,kaq ben.jo per gje,por kaq tru ka .

    Përgjigju
  • Tuci: 08/11/2020 15:19

    Po he mor legen pergjigjiu pyetjes per shtepine e verdhe! Sepse kjo pergjigje eshte perfundimtare! Nese ti nuk verteton dot se nuk ke lidhje me hetimet per shtepine e verdhe ateher vertetohet lidhja midis teje dhe aghenturave Ruso Serbe te mbeshtetura historikisht nga Holanda!! Por po vjen koha qe disa gjera do te shphegohen dhe ti e di mire kete! Mos harro se Biden nuk para i ka qejf keta qe permenda me lart!!

    Përgjigju
  • Endri: 08/11/2020 14:03

    Ne fakt ekonomine e stabilizoi mbas demeve qe bete ju o hajdut me buzeqeshje. Gjithsesi mos u perdrodh si gjithmone por kthe pergjigje direkte nje pyetje direkte. I vetmi hall qe ke ti fhe babi yt shpirteror eshte te shpetoni miljonat qe keni vjedhur

    Përgjigju
  • Altuf: 08/11/2020 13:38

    Ska me mjekë dhe infermiere mjaftueshëm për të përballuar covid 4. Ka aparatura dhe ndërtesa e shtretër por ska me specialistë. Po thirren mjekët vullnetare por janë pak. Jemi në gjendje emergjente. Popullsia të mbajë maskë sepse nuk ka më kapacitete. Nuk është një gjë e vështirë. Ska lidhje me lirinë.

    Përgjigju
    • Tirona: 08/11/2020 15:11

      Nuk e hap Covid 4 se don ti bej qefin Bretkoces se qelbur qe del per dite duke ber guak , guak, per tmos vendosur maskat

    • Eri: 08/11/2020 14:24

      Altuf :Keshtu eshte ne gjithe Europen.Ne Greqi kane ikur mjeket nuk kane mjeke dhe ne Itali.Kjo situate nuk eshte vetem tek ne.Basha si gjithmone i shmanget pergjigjeve.

  • LYLI SHAL NGJIT: 08/11/2020 13:30

    Shqiptar shikoni se kush jan qent e partis wc qenef pd. Njerzit më antishqiptar. Kriminela hajdut e fundërrina. Shikoni familjen e qenit bastard salmut me miljona euro të vjedhura nga djersa e mundi Shqiptarve. Kto kërma duhen tërehqur zvar o Shqiptar thirini mëndjes e tregojuni vëndin.

    Përgjigju
  • populli: 08/11/2020 13:29

    mire te thotet o flliqesire o tradhetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor