Shiu pushoi, por shkarkimet nga Vau i Dejës u dyfishuan! Përkeqësohet situata në Shkodër, 1400 ha tokë dhe 30 banesa të përmbytura

Shiu pushoi, por shkarkimet nga Vau i Dejës u dyfishuan! Përkeqësohet situata në Shkodër, 1400 ha tokë dhe 30 banesa të përmbytura

Foto nga përmbytjet në Shkodër

Situata nga moti i keq në Shkodër është përkeqësuar pasi është dyfishuar niveli i shkarkimit nga Vau i Dejes. Nga 15 banesa që ishin me prezencë uji një ditë më parë, sot 30 banesa janë nën ujë. Ndërkohë, sipërfaqja e tokës së përmbytur është rritur nga 1320 ha në 1400 ha. Situata në Lezhë është përmirësuar që prej ditës së djeshme.

Shkodër rruga e Obotit vijon të jetë e pakalueshme. Një mjet i ushtrisë me katër forca po bën të mundur kalimin e banorëve të zonës. Edhe rruga Rruga Shirq-Darragjat është e pakalueshme, ka prezencë uji në një lartësi 90 cm krahasuar me ditën e djeshme. Ka prezencë uji në 30 banesa në fshatin Obot. 1400 ha tokë e përmbytur.  Teksa kanë pushuar reshjet në të gjithë qarkun, qarkullimi në aksin Hani Hotit-Tamarë-Vermosh, qarkullimi kryhet normal pa zinxhirë. Ditën e sotme po punohet për pastrimin e dëborës së orteqeve për të hapur të gjithe aksin Boge-Qafe Thorë.

Korçë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Për furnizimin me energji elektrike ka problematika në bashkinë e Kolonjës, në zonën e Barmashit, në bashkinë Korçë dhe në njësinë administrative Drenovë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:58
Moti i keq, disa zona pa energji elektrike në Korçë

Në qarkun e Korçës ka patur reshje lokale shiu dhe dëborë kryesisht në zonat malore, në lartësitë mbi 1200 m, reshje të cilat vazhdojnë aktualisht dhe janë të shoqëruara me erë. Kontraktorët kanë vazhduar punën duke kriposur e mirëmbajtur akset kryesore nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

Nisur nga reshjet e vazhdueshme të shoqëruara me erë dhe uljen e temperaturave, për segmentin Boboshticë-Dardhë, rekomandohet përsëri pajisja me goma dimërore për drejtuesit e automjeteve. Strukturat e Emergjencave Civile në bashki nuk raportojnë situata problematike. Rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme.

Për furnizimin me energji elektrike ka problematika në bashkinë e Kolonjës, në zonën e Barmashit, në bashkinë Korçë dhe në njësinë administrative Drenovë. Grupet e punës vazhdojnë punën në teren për riparimin e defekteve.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët