COVID-19/ Regjistrohen 428 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirusi në vend! 501 qytetarë fituan betejën me virusin në 24 orë

COVID-19/ Regjistrohen 428 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirusi në vend! 501 qytetarë fituan betejën me virusin në 24 orë

Infektivi

TIRANË- Tre qytetarë nuk mundën ta fitonin betejën me ‘armikun e padukshëm’ gjatë 24 orëve të fundit. Bilanci i viktimave në vend, ka pësuar një ulje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, ku u raportua për 10 viktima. Ndërkohë, si rezultat i 3.549 testimeve kanë rezultuar pozitivë 428 persona.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto Bashki:

171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat,  Rroskovec, Konispol.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6.289 pacientë aktivë me virusin, ndërsa 158 prej tyre po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit 501 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168.437 që nga fillimi i epidemisë. Fatkeqësisht numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 2.810.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (16 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        428

Të shëruar në 24 orë      501

Të shtruar në spitale       158

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                3,549

 

Testime totale              1,257,173

Raste pozitive                177,536

Raste të shëruara           168,437

Raste Aktive                     6,289

Humbje jete                     2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3036

Durrës            745

Fier                 663

Shkodër         502

Elbasan          238

Lezhë              185

Gjirokastër      202

Berat              184

Vlorë              144

Korçë             161

Kukës             148

Dibër              81

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 16/10/2021 21:03

    Pse nuk del njeri nga ministria e vdekjes (shendetesine), qe te thote viktimat Jane te vaksinuar ose te pavaksinuar.

    Përgjigju
  • Alif Matraku: 16/10/2021 18:26

    Zoti rama mbaj doren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet