Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë një tjetër e re shtatzënë nga COVID, ishte disa javëshe dhe e pavaksinuar! Sot 445 raste të reja dhe 7 viktima në vend

Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë një tjetër e re shtatzënë nga COVID, ishte disa javëshe dhe e pavaksinuar! Sot 445 raste të reja dhe 7 viktima në vend

Spitali Infektiv

TIRANË- Një tjetër e re shtatzënë, pavarësisht përpjekjeve, nuk mundi ta fitonte betejën me 'armikun e padukshëm'.  26-vjeçarja nga Tirana kishte marrë lajmin se do të sillte në jetë një fëmijë vetëm pak kohë më parë, por beteja me COVID rezultoi fatale për të dhe fëmijën. Ky është rasti i 3 në vend, ku koronavirusi u ka marrë jetën të rejave që ishin në pritje për tu bërë nëna.

Ndërkohë, si rezultat i 3.500 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 455 qytetarë dhe 7 pacientë kanë humbur jetën, përkatësisht 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.

Ndërkohë, numrin më të lartë të infektimeve e mban Tirana, me 192 raste, e ndjekur nga Fieri, 37 raste e Shkodra me 22 raste. Infeksionet e reja janë identifikuar në këto Bashki:

192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 7548 raste aktive me COVID, ku 170 pacientë po marrin trajtim në spitalet  COVID, ndërsa 22 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163.867 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët rreth tyre.

Kujtojmë që, edhe një 34-vjeçare shtatzënë nga Lezha, humbi betejën me COVID. Roza Qosja ishte 4 muajshe shtatzënë, e ndërsa kur gjendja e saj u përkeqësua nga COVID, erdhi në Tiranë për mjekim më të specializuar, por fati i saj rezultoi fatal. Ndërkohë edhe rasti i Xheni Kabës ka prekur mjaft zemrat tona. E infektuar me koronavirusin, ajo mundi të sillte në jetë vajzën e saj përmes lindjes së parakohshme, por gjendja e saj shëndetësore u rëndua dhe u dërgua në Turqi për mjekim, ku edhe humbi jetën.

Statistika (08 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        445
Të shëruar në 24 orë      849
Të shtruar në spitale       170
Humbje jete në 24 orë     7
Testime ditore                 3500

Testime totale              1,231,564 
Raste pozitive                174,168
Raste të shëruara           163,867
Raste Aktive                     7548
Humbje jete                     2,753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             3343
Durrës             885
Fier                  700
Shkodër          604
Vlorë               434
Elbasan           377
Berat               266
Lezhë              259
Gjirokastër      226
Kukës              168
Korçë              152
Dibër               134

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Error: 09/10/2021 04:07

    Ça eksitimi provoni te specifikoni vdekje te pa vaksinume. Megjithate sulmi kunder umaneve me virusin nuk po jep rezultatet e mjaftushem athere tani po goditen me ngritje çmimesh, ket dynja per at Zot po e ka zili edhe vet djalli per nga djallezit qe po behen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë